Fjala e Primatit të ri të Kishës Shqiptare z.Iaonis

2824
16 Mars 19:42
Foto: Arkivi UGO Foto: Arkivi UGO

Me përulësi duke ju bindur vullnetit hyjnor pranoj këtë shërbim të lart dhe premtoj që do ta zbatoj me devoshmëri detyrën time kryepriftërore.

Më 16 mars 2025, Sinodi i Shenjtë i Kishës së Shqipërisë, pas Liturgjisë Hyjnore, u mblodh në Pallatin Sinodal, në prani të të gjithë anëtarëve të tij, dhe zgjodhi si Kryepeshkop të ri të Tiranës Mitropolitin e Korçës, Joanin.

Kryetari i sapozgjedhur i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, pas zgjedhjes së tij në këtë detyrë, mbajti një fjalë të shkurtër para klerikëve dhe besimtarëve, duke i siguruar të pranishmit se do të nderojë Traditën e Shenjtë dhe do të mbrojë të drejtat e Kishës.

Sot Kryepishkopi i Ri i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë Imzot Joani menjëherë pas zgjedhjes së tij lexoj zotimin.

"Duke lavdëruar Perëndinë Triadik, falenderoj kryepriftët e Sinodit të Shenjtë udhëhequr nga hiri Shpirti i Shenjtë për zgjedhjen time në fronin e nderuar kryepeskopal të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Me përulësi duke ju bindur vullnetit hyjnor pranoj këtë shërbim të lart dhe premtoj që do ta zbatoj me devoshmëri detyrën time kryepriftërore.

Do të respektoj kanonet e shenjta dhe traditën e Shenjtë dhe do përpiqem me gjithë forcën time të mbroj të drejtat e kishës dhe të udhëheq grigjën shpirtërore që më është besuar.

I vetëdijshëm për peshën e kësaj përgjegjësie i lutem Zotit tonë Jisu Krisht themeluesit të kishës të më jap ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë mision të shenjtë ndaj kishës së Tij.

Me dorën time e nënshkruaj këtë zotim".

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu