Përvjetori i fjetjes me Zotin, i Imzot Theofan S. Nolit - 13 mars 1965 - 13 mars 2025

Mё 13 mars tё vitit 1965 ndёrroi jetё njё ndёr personalitetet e ndritura pёr Kishёn Orthodhokse Autoqefale tё Shqipёrisё dhe jo vetëm, + Theofan S. Noli, njё personalitet me vlera tё shquara intelektuale. Është një nga figurat e rëndësishme të Kombit, një hierark, poet, filozof, historian, politikan dhe përkthyes. Veprimtaria e tij ёshtё dinamike. Ato shfaqen nё prozё, poezi, publicistikё, nё ligjёrata oratorike tё sferave fetare, shoqёrore, politike, kulturore si dhe nё tregime biografike me plot argumente historike. Ai nxirrte nё pah vlerat shpirtёrore tё kёtij populli, duke synuar tё mishёrohej Ungjilli nё gjuhёn e tij.
Edhe pse jetoi shumё pak nё Shqipёri, ai punoi me shumё energji, duke dhёnё njё kontribut tё rёndёsishёm nё pёrpjekjet pёr Autoqefalinё e Kishёs Orthodhokse tё Shqipёrisё, veçanërisht në traditën liturgjike me përkthimin e disa veprave të rëndësishme për traditën liturgjike të Kishën Orthodhokse. Veprimtaria e tij nis vrullshëm nё fillim shekullit të XX pёr adhurimin e Perёndisё nё gjuhёn shqipe dhe kjo veprimtari shfaqet pas dorёzimit tё tij si klerik pёr komunitetin shqiptar nё Amerikё. Dorёzimi i tij nuk ishte njё rastёsi. Kjo vёrtetohet prej origjinёs sё familjes me tradita kishtare, formimit tё tij arsimor, angazhimeve si psalt, si mёsues i fesё dhe i muzikёs kishtare bizantine. Hirësia e Tij Theofani shërbeu me dashuri dhe devotshmëri për shumë vite deri në fund të jetës si Mitropolit, (Kryepeshkop) i Dioqezës shqiptare në Amerikë.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, vazhdimisht i kujton hierarkёt e saj si dhe gjithё sa kanё kontribuar pёr Tё. Mirënjohje për gjithë veprën e tij!
I pёrjetshёm qoftё kujtimi i tij!
Burimi Kisha Autoqefale Orthodhokse

