E Diela e pare e Kreshmës (Triumfi i Orthodhoksisë)

E tërë bota gëzohet se Zoti i Forcave, nga qielli e përmbysi herezinë.
E DIELA E ORTHODHOKSISË - E Diela e parë e Kreshmës së Madhe të Pashkës i është përkushtuar Triumfit të Orthodhoksisë. Ajo është një festë historike, që përkujton kthimin e ikonave nëpër kishat në vitin 843, mbas fitores kundër herezisë ikonoklaste (që nuk i donin ikonat dhe keqinterpretonin kuptimin e tyre).
Tema shpirtërore e kësaj të Diele është, para së gjithash, fitorja e Besës së Vërtetë: "Kjo është fitorja që e mundi botën: besa jonë" (1 Joani 5:4). Së dyti, ikonat e shenjtorëve dëshmojnë që njeriu "i krijuar sipas shëmbëllesës dhe ngjashmërisë së Perëndisë" (Gjeneza 1:26), bëhet i shenjtë dhe i ngjashëm me Perëndinë, nëpërmjet pastrimit të vetvetes, si imazhi i gjallë i Perëndisë.
Një ditë e madhe dhe thelbësore për të gjithë Orthodhoksin ndër botë, u festua dhe në kishën Autoqefale të Shqipërisë. Momente nga Mitropoli dhe kisha të ndryshme në të gjithë Shqipërinë.
Burimi, foto marr nga faqe të ndryshme në internet.

