Restaurimi i kishës së “Shën Todrit”

Kisha e “Shën Todrit”, Monument Kulture Kategoria e I-rë, ndodhet në veri të fshatit Arrëz, në afërsi të qytetit të Lushnjës.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë ka postuar në faqen e tij në Facebook
Kisha e “Shën Todrit”, Monument Kulture Kategoria e I-rë, ndodhet në veri të fshatit Arrëz, në afërsi të qytetit të Lushnjës.
Kisha i përket periudhës pas bizantine e tipit bazilikal. Ajo daton në shek. XIX-të, pikturuar në vitin 1801 nga vëllezërit Çetiri.
Në vijim të inspektimit në terren, specialistët e IKTK po hartojnë projektin e restaurimit të kishës, i cili do fokusohet në ndërhyrjet si më poshtë:
- Restaurim i plotë i çatisë;
- Injektime, restaurime dhe konsolidime në muraturë;
- Restaurim i dyshemesë prej druri, kati i dytë i narteksit;
- Realizimi i sistemit të drenazhit përreth kishës;
- Restaurim i suvasë brenda dhe risuvatim i jashtëm;
- Restaurim shkallë druri, dritare druri dhe F.V. dyer/dritare;
- Restaurimi i pikturës murale;
- Restaurimi i tavanit të drurit të dekoruar në naos, ikonostasit, si dhe karriget e drurit;
- Pastrime nga vegjetacioni dhe sistemim territori përreth.
0
0
Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Lexo gjithashtu

Liturgjia e Dhuratave të Parashenjtëruara
05 Mars 23:56

Ηomazhe Klasikëve Grek
28 Shkurt 22:46