Dëshmorët e Apollonisë në Fier, shenjtorë të hershëm të krishterimit

2826
11:35
0
Dëshmorët e Apollonisë në Fier, shenjtorë të hershëm të krishterimit

Gjashtë asketë nga Athina dhe tre besimtarë vendës u martirizuan në Apolloninë e Ilirisë nën perandorin Numerian rreth vitit 284.

Dëshmorët e Apollonisë janë ndër figurat më të hershme të krishterimit të lidhura drejtpërdrejt me trojet ilire. Sipas tekstit liturgjik të Shërbesës së tyre, Apollonia ku ata jetuan dhe u martirizuan është qyteti antik që sot ndodhet në fshatin Pojan të Fierit, në jug të Ilirisë, afër Durrësit.

Shën Isavri, dhjakon me origjinë nga Athina, bashkë me shokët e tij asketë Vasilin dhe Inocentin, erdhi në Apolloni në kohën e mbretit Numerian, rreth vitit 284. Pas zbulesës së një engjëlli, të tre u strehuan në një shpellë për të jetuar si asketë. Tre besimtarë vendës — Feliksi, Ermia dhe Peregrini — i gjetën dhe filluan t'u qëndrojnë pranë, duke u ofruar ushqim e mbështetje materiale në këmbim të ushqimit shpirtëror që u jepte Isavri.

Me nxitjen e Isavrit, tre nxënësit ndanë pasurinë e tyre ndër të varfër dhe u bashkuan plotësisht me jetën asketike. Prindërit e tyre, të dështuar në përpjekjet për t'i kthyer në idhujtari, i denoncuan te qeveritari i Apollonisë, Tripond. Ky i arrestoi dhe urdhëroi prerjen e kokave të Feliksit, Ermisë dhe Peregrinit. Isavrin dhe asketët e tij ua besoi të birit, Apollonit, i cili i torturoi me zjarr dhe ujë.

Megjithatë, shenjtorët mbetën të pacënuar nga torturat dhe kjo çudia tërhoqi shumë paganë drejt besimit të krishterë. Ndër ata që u kthyen përmenden Rufini dhe Rufina, dy vëllezër të një familjeje të shquar të senatit të qytetit. Përfundimisht, të gjithë të kthyerit në besim, bashkë me tre shenjtorët e shpellës, u vranë me prerje koke. Kisha Ortodokse i nderon të gjithë si dëshmorë dhe i kremton së bashku.

Kisha kishte raportuar edhe rastin e dëshmorëve të tjerë të periudhës së hershme të krishterimit;

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu