Shën Lukai i Krimesë këshilloi lutjen dhe durimin në sprova

2826
13:23
2
Shën Llukai i Krimesë gjatë internimit. Burimi Web. Shën Llukai i Krimesë gjatë internimit. Burimi Web.

Fragment nga letra të pabotuara të Shën Lukës së Krimesë drejtuar një biri shpirtëror

Shën Lukai i Krimesë këshilloi lutjen dhe durimin në sprova - photo 1

Kujto, kujto, biri im i dashur: të gjitha ngjarjet e jetës sonë janë pjesë e ekonomisë krejt të panjohur të Perëndisë.

Tani nuk e kuptojmë domethënien e tyre, por më vonë do ta kuptojmë.

Tani ndiejmë se jemi të padrejtësuar dhe të përqeshur.

Më vonë do të kuptojmë se nga gjithçka mund të kishim fituar një dobi shumë të madhe: mendimin e përulur.

Ti tani përpiqu t’i afrohesh Perëndisë sa më shumë që të mundesh, me lutje dhe asketizëm.

Mbaje rregullin që të ka dhënë ati yt shpirtëror dhe përpiqu ta ndiesh Perëndinë.

Bëj gjithçka që ta jetosh Atë, që ta vendosësh në zemrën tënde.

Le të zbutet zemra jote, biri im, nga prekja e hirit, sa herë që mendon sa shumë të do Perëndia dhe sa shumë të ka mbrojtur nga vdekja shpirtërore, duke të ruajtur nga papastërtitë që demonët sjellin në mendjen e njerëzve.

Jisu Krishti i ëmbël qoftë gjithmonë në mendimet e tua, si një liman ku të kthehesh përsëri e përsëri.

Gjithashtu, mos ngurro ta thërrasësh Hyjlindësen për ndihmë sa herë që ke nevojë, dhe jo vetëm atëherë.

Vazhdo rrugën tënde me guxim, me shumë guxim.

Jepja zemrën tënde Zotit dhe Ai do t’i japë të gjitha vitaminat dhe gjithë energjinë që i duhet, që të mos rrëzohet.

Asgjë të mos të duket e vështirë.

Dikush Tjetër, vëlla, e drejton gjithësinë, dhe jo të mëdhenjtë e kësaj bote.

Guxim, guxim; shikimin lart dhe do ta shohësh Zotin. Kur të qash, kur ta kërkosh me mall, kur të përgjakësh shpirtërisht, ndoshta do ta shohësh se si të zgjat kurorën me dorën e Tij të dashur dhe ngushëlluese.

Mos u trishto, mos u hidhëro më shumë se sa duhet, sepse kështu i jep të drejtë të ligut të të godasë me forcë.

Bëje zemrën tënde manastir. Bjeri aty këmbanës, thirr aty për agripni, temjanis dhe pëshpërit pa pushim lutje.

Perëndia është pranë teje.

Shën Lukai i Krimesë Mjeku

Fragment nga letra të pabotuara të Shën Lukait të Krimesë drejtuar një biri shpirtëror.

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu