Vijojnë punimet për restaurimin e Manastirit të Kryeengjëjve në Derviçan

Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan është një nga 15 manastiret që dëshmojnë pasurinë e rrallë shpirtërore e kulturore të Qarkut të Gjirokastrës. Ministri Blendi Gonxhja shkoi për të parë nga afër se si vijojnë punimet për restaurimin dhe rijetëzimin e kompleksit.

Ndërhyrjet kryhen në konakët lindorë e perëndimorë, me qëllim që t'u rikthehet funksioni pas dekadash degradimi. Faza e parë parashikon ringritjen, restaurimin dhe konservimin e konakëve përmes konsolidimit të muraturave.

Kisha e manastirit është shpallur tashmë "Monument Kulture" i kategorisë së parë. Këto ndërhyrje i japin një të ardhme të re këtij kompleksi historik.

Kompleksi synohet të bëhet hapësirë e gjallë për komunitetin dhe pikë referimi për vizitorët e turizmin kulturor në Dropull.

Nuk është hera e parë që vëmendja ra mbi trashëgiminë kishtare të Dropullit; kohët e fundit UGO shkroi për Manastirin e Shën Qirjakut, që ruan trashëgiminë kishtare në Dropull.

Hegseth njofton krijimin e një zyre për çështjet fetare në Pentagon

Sipas memorandumit, struktura e re do t’i raportojë drejtpërdrejt ministrit dhe do të përfaqësojë kapelanët ushtarakë në nivelin më të lartë të ministrisë.

Vijojnë punimet për restaurimin e Manastirit të Kryeengjëjve në Derviçan

Ndërhyrjet përfshijnë konakët lindorë e perëndimorë të kompleksit, ndërsa kisha është shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë.

Raport përshkruan rolin e Poroshenkos në kuvendin kishtar të Kievit

Dokumenti i atribuar një kleriku të Fanarit përshkruan përfshirjen e presidentit të atëhershëm ukrainas në përgatitjet dhe zhvillimin e kuvendit të Kievit.

Kisha kujton Hierodëshmorin Qipriani dhe Dëshmoren Justina

Rrëfimi sinaksaristik përshkruan kthimin e Qiprianit nga magjia te Krishti dhe qëndrueshmërinë e Justinës, që të dy e vulosën besimin me martirizim.

Kisha greke 190-vjeçare në Kayseri të Turqisë do të hapet për vizitorë

Kisha e Shën Evstathit në rrethin Incesu, e ndërtuar në vitin 1836, ka përfunduar restaurimin dhe do të strehojë Muzeun e Qytetit të Incesu-t.

Patriarku i Gjeorgjisë priti delegacion të Patriarkanës Ekumenike

Në qendër të takimit me Mitropolitin Arsenios të Austrisë ishin marrëdhëniet mes dy Kishave Ortodokse dhe mbështetja për famullinë gjeorgjiane.