Shën Nikolla argumenton për katekizmin në shkollë
Shën NIkolla i Ohrit. Foto: Wikipedia
Drejtuar një mësuesi për katekizmin. Zemërohesh me disa prej kolegëve të tu të cilët nuk e shikojnë me sy të mirë Katekizmin në shkollë. Kini të drejtë. Mërzia juaj është mërzi e të drejtit dhe një mërzi e tillë ka vlerë para Zotit. Por nuk ndihmon vetëm të shqetësohemi, por dhe të bindim. Duhet gjithashtu të lutemi tek Zoti për ata që nga injoranca revoltojnë kundër ligjit të Zotit në shkolla. T’iu hapë sytë Zoti dhe të shohin që po sharrojnë degën mbi të cilën janë ulur.
Sepse me të vërtetë, i gjithë edukimi i rinisë së krishterë bazohet në gurin e palëvizshëm të mësimit të Krishtit. Tek ne ishte kështu ka qenë për 1000 vjet që atëherë që u pagëzuam, kështu duhet të jetë dhe sot dhe nesër dhe në jetë të jetëve. Edukatë e tillë, në të kaluarën, nuk na bënte që të kishim turp dhe as do të na bëjë në të ardhmen. Kjo na dha burra të gradës supreriore, që janë stolitë e historisë sonë ashtu si dhe yjet janë stolitë e qiellit.
Dhe bile një numër të stërmadh burrash dhe grash të tilla në gjithë gamën e historisë sonë kombëtare. Por çfarë tjetër do të mundej të përbënte synimin e edukimit përveç se të japë njerëz, njerëz të saktë. Shkenca e edukimit, tek ne por dhe të popuj të tjerë të pagëzuar, duhet me patjetër të përshtatet me doktrinën e Krishtit. Nëse edukata, ndahet nga mësimi i Krishtit, atëherë humbet doktrina e Krishtit por humbet dhe edukimi dhe njerëzit e drejtë.
Nëse edukimi humbet nga shkolla, atëherë shkolla bëhet e rrezikshme për njerëzit dhe popujt. Sepse njeriu i formuar pa karakter, është më tepër i rrezikshëm për veten e tij dhe të tjerët se sa njeriu që është analfabet dhe pa edukatë. Ai është pa edukatë për arsye të dobësisë, ndërsa i pari nga bindja. Përçarja e besimit të një njeriu, nxit pashmangshmërisht dhe përçarjen e karakterit.
Këtë e dëshmon kaq sa historia biblike kaq sa dhe në përgjithësi historia e popujve të krishterë. Mbretërit e Izraelit që largoheshin prej Zotit, i ndiqte dhe rënia morale. Sepse pasi lumi është i bashkuar me burimin e dhe drita me dellin, kështu është dhe jeta morale me besimin. Unë jam rruga (Joani 14,6), tha Krishti, unë jam uji i gjallë (Joani 4:11), unë jam drita e botës (Joanit 8:12).
Ku do t’i drejtonim fëmijët larg nga kjo Rrugë me gjithë katastrofën? Me çfarë do t’i ujitim shpirtrat e etur të tyre jashtë nga ky Ujë i Gjallë? Me ujërat e turbullta që pi gjë e gjallë? Me çfarë do t’i ndriçojmë përtej kësaj Drite? ... Po thonë, katekizmi nuk është për kohën tonë moderne. Nuk e di, shikoj vetëm që në kohët tona moderne, njerëzit më të mirë janë ata që mbajnë besimin tek Zoti dhe rruajnë ligjin e Tij.
As që di cila shkencë tjetër do të mund të zëvendësoje shkencën e Krishtit në edukimin e rinisë. Shikoni, nuk ekziston asnjë shkencë tjetër për njeriun, për çfarë është kuptimi i jetës së njeriut dhe si duhet të jetë njeriu i saktë, përveç se shkencës së besimit. Kështu që asnjeri nuk mund të vendosë themel tjetër edukimi – as në kohët tona as dhe 1000 vjet pas nesh - përtej nga asaj Themelie të gjallë që vendosi vetë Veten e Tij dhe tha: që pa mua nuk do të mundeni të bëni asgjë (Joani 15:5). Paqe mbi ju dhe bekimi prej Zotit. ( nga libri “Tekste të frymëzuara të Spiritualitetit Orthodhoks”, Botimet “Kosherja Orthodhokse”, Selaniku 2007).
Lexo gjithashtu
Shtylla e Shën Simeonit u rindërtua pjesërisht pranë Alepos
Rindërtimi u krye gjatë festës së shenjtit, me pjesëmarrjen e qindra besimtarëve ortodoksë.
Nis restaurimi i Manastirit të Kryeengjëjve në Derviçan të Gjirokastrës
Punimet përfshijnë pastrimin dhe stabilizimin e mureve të qelive, si dhe zëvendësimin e çative dhe dyshemeve prej druri në kompleksin manastirial.
Shën Nikolla argumenton për katekizmin në shkollë
Teksti thekson lidhjen mes mësimit të Krishtit, edukimit dhe formimit të karakterit të të rinjve.
Rinia Orthodhokse shqiptare merr pjesë në ITO 2026 në Bukuresht
Delegacioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ishte i pranishëm në takimin ndërkombëtar që mblodhi rreth 2,400 të rinj nga Rumania dhe diaspora.
SHBA thonë se duan të mbrojnë Manastirin e Shën Katerinës në Sina
Uashingtoni bëri deklaratën në kushtet e një konflikti ligjor mbi pronat e manastirit pas vendimit të gjykatës egjiptiane të 28 majit 2025.
Mitropoliti Rostislav shpreh ngushëllime për vrasjen e murgut në Sviatohirsk
Kreu i Kishës Çeko-Sllovake i shkroi Mitropolitit Onufri pas sulmit ku u vra murgu Varsanufi dhe u plagosën dy persona.