Shën Joani i Kronstadtit këshillon lutjen në jetën e përditshme
Foto nga Web.
Atmosfera e shtepise se Krishtere “Lutuni pa pushim” (Let.I.e Pavlit mbe Thesalonikasit 5:17). Nje shtepi eshte e bekuar kur punet e perditeshme behen me lutje. Ushqimi i gatuar me dashuri dhe lutje eshte bekim per te gjithe sa e shijojne midis njeri-tjetrit. Kur vishesh mund te lutesh: „Zot veshme me drejtesine tende“. Kur del nga shtepia ose kthehesh ne shtepi mund te thuash: „Zot bekoe daljen dhe hyrjen e sherbetorit tend“. Lutje te tilla te ngjashme mund te themi per cfaredo lloj pune tjeter. Duhet gjithashtu te bejme zakon te bejme kryqin dhe nje lutje cdo here qe nisemi per nje udhetim.
Ja nje fragment nga shkrimet e atit tone nder shenjtoret Joanit te Krostandit: „Perpiqu te falenderosh Perendine per gjithcka dhe gjithnje, dhe te mendosh shpetimin e shpirtit tend prej mekatit dhe djallit si dhe te mendosh adoptimin e shpirtit tend prej Zotit. Kur ngrihesh nga krevati, bej kryqin dhe thuaj: „Ne emer te Atit, e Birit, edhe Shpirtit te Shenjte“. Gjithashtu: „Vleresome o Zot kete dite te ruhem pa ndonje mekate, dhe mesome te bej deshiren tende“. Kur lahesh, qofte ne shtepi qofte ne ujra te tjera, thuaj: „lajme me hysop dhe do te qerrohem; pastrome dhe do te behem me i bardhe se debora“. Kur te vishesh, mendo pastertine e zemres tende dhe kerko zemer te bardhe nga Perendia: “krijo zemer te kthjellet tek une o Perendi”. Kur qep ose ble rroba te reja, mendo riperterimin e shpirtit tend dhe thuaj: „ja tek deshe te verteten ne veshjet e mia“. Kur i heq rrobat e vjetra dhe i flak tutje me perbuzje, kujto me perbuzje akoma me te madhe njeriun e vjeter qe ishe dikur, te qenit mekatar, armiqesor, njeriun e dheshem dhe misheror. Kur shijon embelsine e bukes, kujto Buken e vertete, e cila i jep shpirtit jete te perjeteshme, Trupi dhe Gjaku i Krishtit, dhe te ndjesh urri per ate Buke – d.m.th te deshirosh me gjithe shpirt te kungohesh me Trupin dhe Gjakun e Krishtit me shpesh. Kur pi uje, caj, vere te embel apo ndonje pije tjeter, kujto Pijen e vertete, e cila shuan etjen e shpirtit i cili pervelohet nga flaket e pasioneve – Gjaku i cmuar dhe jetedhenes i Shpetimtarit Krisht. Kur prehesh gjate dites, kujto prehjen e perjeteshme e cila eshte gatitur per ata qe perleshen dhe luftojne kunder mekatit, kunder frymerave te liga ajrore, kunder padrejtesise njerezore, apo kokefortesise dhe injorances shpirterore. Kur shtrihesh ne shtrat naten, mendo gjumin e vdekjes, i cili shpejt a vone patjeter do n’a vije te gjitheve, dhe mendo ate naten e erret, naten e perjeteshme dhe te frikeshme ne te cilen do te hidhen the gjithe mekataret e papenduar. Kur sheh ne mengjes driten e dites, mendo diten e paperenduar, te perjeteshme dhe te shkelqyer – qe eshte me e shkelqyer se dita me e ndritur mbi dhe’ – diten e Mbreterise se Qiejve, gjate se ciles do defrejne the gjithe ata qe u pepoqen t’i pelqejne Zotit, apo te gjithe ata qe u penduan perpara Zotit per gjithe sa kryen gjate jetes se tyre te perkoheshme.
Lexo gjithashtu
Ikonat bizantine në fokus të një konference në Muzeun e Luvrit
Ekspozita e ikonave të Korçës në Chambéry u bë pikënisje për një diskutim mbi trashëgiminë kulturore mes Shqipërisë dhe Francës.
Kisha Ortodokse përkujton Shën Evmeninin e Gortinës në Kretë
Episkopi i Gortinës njihet për mrekullitë, jetën asketike dhe udhëtimin drejt Egjiptit, ku fjeti pranë murgjve të mëdhenj.
Kisha kujton Shën Sofinë dhe bijat e saj Besa, Shpresa e Dashuria
Tradita e krishterë kujton martirizimin e Shën Sofisë dhe tri vajzave të saj, Besa, Shpresa dhe Dashuria, në kohën e perandorit romak Adrian.
Kisha kujton Dëshmoren e Madhe Efimia, martire nga Kalqedonia
Shenjtorja u martirizua nën perandorin Diokletian, pas torturash dhe hedhjes te egërsirat, dhe kremtohet çdo vit më 16 shtator.
Në Francë vendoset skulpturë e Krishtit me armë automatike
Artisti francez James Colomina instaloi një figurë të kuqe të Jezu Krishtit të kryqëzuar me dy pistoleta Uzi në duar, gjatë një festivali arti në Marsejë.
Shën Vissarioni, kryepeshkop i Larisës dhe ndërtues manastiresh e urash
Ai jetoi në shekullin XVI, themeloi Manastirin e Dusikut dhe u nderua si shenjtor pas vdekjes më 1540.