Kryqi i Nderuar nxirret nga thesari dhe përcillet në Kostandinopojë
Sot, Kryqi i Nderuar dhe i Jetëdhënës përkujtohet nga Kisha Ortodokse së bashku me Shtatë Martirët Makabenj, nënën e tyre Solomoni dhe mësuesin Eleazar. Festa lidhet me nxjerrjen e Kryqit të Nderuar nga thesari mbretëror.
Transferimi i Kryqit bëhej një ditë më parë, kur ai vendosej me nderime në Tryezën e Shenjtë të Kishës së Madhe, Shën Sofisë. Më pas, Druri i Nderuar përshkonte rrugët, lagjet dhe sheshet e Kostandinopojës, duke kaluar në kisha të ndryshme për shenjtërimin e vendit, bekimin e besimtarëve dhe çlirimin nga sëmundjet. Procesionet vazhdonin deri më 14 gusht dhe përfshinin qytetin me rrethinat e tij.
Kryqi paraqitet si simbol i bekimit, dashurisë dhe faljes, duke treguar rrugën drejt Ngjalljes së Krishtit dhe shpengimit të njerëzimit nga mëkati. Nga sot deri më 15 gusht, besimtarët thirren në kreshmim si përgatitje shpirtërore për festën e Fjetjes së Hyjlindëses.
Sipas traditës kishtare, shtatë martirët Avim, Andoni, Guri, Eleazar, Evsevon, Ahim dhe Markel jetuan në kohën e mbretit Antioku IV Epifani, në shekullin e dytë para Krishtit. Rreth vitit 168 p.K., mbreti detyroi hebrenjtë të mohonin fenë, zakonet dhe urdhëresat e Ligjit, si dhe të hanin mish derri, të konsideruar të papastër sipas Ligjit të Moisiut.
Të rinjtë, nëna Solomoni dhe mësuesi Eleazar mbetën të palëkundur në besimin e etërve. Eleazari u rrah, iu hodhën lëngje djegëse e helmuese në hundë dhe u dogj mbi zjarr, duke iu lutur Perëndisë që vdekja e tij të bëhej shpengim dhe liri për popullin. Shtatë të rinjtë u torturuan njëri pas tjetrit me rrota me gozhdë, shigjeta dhe zjarr, pa mohuar besimin.
Shën Solomoni ishte e pranishme në martirizimin e fëmijëve të saj dhe i nxiste të mos njollosnin besimin e të mos humbnin kurorën e lavdisë. Pas vrasjes së tyre, ajo u hodh vetë në flakë. Sipas traditës, trupi i saj ruhet i plotë në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit në Kostandinopojë. Makabenjtë kujtohen si dëshmi e vazhdimësisë së besimit, të dëshmuar nga profetët, apostujt, martirët dhe Etërit e Kishës.
Më parë, UGO kishte trajtuar edhe [kuptimin e Kryqit në jetën e Kishës]
.
Lexo gjithashtu
Ikonat bizantine në fokus të një konference në Muzeun e Luvrit
Ekspozita e ikonave të Korçës në Chambéry u bë pikënisje për një diskutim mbi trashëgiminë kulturore mes Shqipërisë dhe Francës.
Kisha Ortodokse përkujton Shën Evmeninin e Gortinës në Kretë
Episkopi i Gortinës njihet për mrekullitë, jetën asketike dhe udhëtimin drejt Egjiptit, ku fjeti pranë murgjve të mëdhenj.
Kisha kujton Shën Sofinë dhe bijat e saj Besa, Shpresa e Dashuria
Tradita e krishterë kujton martirizimin e Shën Sofisë dhe tri vajzave të saj, Besa, Shpresa dhe Dashuria, në kohën e perandorit romak Adrian.
Kisha kujton Dëshmoren e Madhe Efimia, martire nga Kalqedonia
Shenjtorja u martirizua nën perandorin Diokletian, pas torturash dhe hedhjes te egërsirat, dhe kremtohet çdo vit më 16 shtator.
Në Francë vendoset skulpturë e Krishtit me armë automatike
Artisti francez James Colomina instaloi një figurë të kuqe të Jezu Krishtit të kryqëzuar me dy pistoleta Uzi në duar, gjatë një festivali arti në Marsejë.
Shën Vissarioni, kryepeshkop i Larisës dhe ndërtues manastiresh e urash
Ai jetoi në shekullin XVI, themeloi Manastirin e Dusikut dhe u nderua si shenjtor pas vdekjes më 1540.