Kisha përkujton Shën Trifonin martir, nderuar në Sheqishtë të Fierit

Kisha Ortodokse përkujton sot Shën Trifonin, martir i shekullit IV, i nderuar tradicionalisht edhe në fshatin Sheqishtë të Fierit. Sipas të dhënave të ish-mitropolitit të Beratit, hirësia Anthim Aleksudhi, siç përshkruhet në veprën e tij "Përshkrim i shkurtër historik për Mitropolinë e Beratit", dëshmitë për praninë e shenjtorit në këtë zonë lidhen me një vegim të vitit 1847.

Sipas rrëfimit, një vajzë shtatëvjeçare e fshatit Sheqishtë, e quajtur Vida, tregoi se i ishte shfaqur një djalë i ri kalorës me pamje të hijshme, i cili i tha se ishte Trifoni nga vendlindja Zoira, sot Zharrëza, dhe se aty ku ndodhej vajza ishte banesa e tij. Vida u bë më vonë murgeshë me emrin Parashqevi dhe, sipas amanetit të saj, u varros pranë manastirit. Prifti i asaj kohe, atë Dhimitër Tole, zbuloi lipsanet e shenjtorit, të cilat u vendosën në një mauzoleum të ndërtuar përbri manastirit.

Sipas Sinaksarëve, Shën Trifoni u varros në një pemë shelgu dhe iu pre koka në vitin 313, në kohën kur konsulli Deci, përndjekës i rreptë i të krishterëve, ishte në pushtet. Martirizimi i tij dëshmon besimin e patundur në Ngjalljen e Krishtit dhe guximin për ta shpallur atë pavarësisht dhunës së pushtetarëve. Emri Trifon përkthehet në shqip "i butë", dhe shenjtori nderohet tradicionalisht si mbrojtës i bujqësisë, i blegtorisë dhe i kafshëve nga sëmundjet.

E njëjta ditë përkujton edhe Apostull Akilën nga të 70-të, bashkëpunëtor i shën Pavlit në Korinth dhe Efes, Oshënar Nikodhim Agjiorotin, theolog i shquar i Malit të Shenjtë i vdekur më 1809, si dhe Oshënar Josif Studitin.

Kalendari i shenjtorëve përditësohet çdo ditë me përkujtime të reja nga tradita ortodokse.

Shën Porfiri: «Krishti është gjithçka»

Mësimet e asketit grek kujtojnë se dashuria për Krishtin sjell gëzim, dritë e paqe, larg hidhërimit dhe melankolisë së jetës.

Shpjegim i Dhjetë Urdhërimeve nga zëri i etërve

Teksti etëror nga Manastiri i Paraklitit në Oropos të Atikës shpjegon urdhërimet nga besimi te Trinia deri te ndalimi i lakmisë dhe nderimi i ikonave.

Shën Ignati Brjançaninovi: Kryqi i Krishtit dhe kryqi i çdo njeriu

Sipas mësimeve etërore, çdo njeri mbart kryqin e vet, i cili shndërrohet në Kryq të Krishtit përmes besimit dhe durimit.

Arkimandriti Sofroni Saharov mbi botën bashkëkohore dhe njeriun

Fragment nga letra 47 e librit «Letra në Rusi» të Arkimandrit Sofroni Saharov, botuar nga Manastiri i Shën Joan Pararendësit në Eseks.

Kryepiskopi në Tiranë: Çfarë mbjellin prindërit në zemrat e fëmijëve

Në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit, Kryepiskopi shpjegoi paravolinë e mbjellësit dhe përgjegjësinë e prindërve për fjalët që dëgjojnë fëmijët.

Predikim mbi paravolinë e mbjellësit

Teologu shqyrton katër kategoritë e «arave» ku bie fara e fjalës së Perëndisë dhe i fton besimtarët ta përpunojnë shpirtin brenda Kishës.