Në Vithkuq u kremtua kujtimi i Shën Nikodhimit

Nga Mesha Hyjnore. Hirësi Anastasi. Foto UGO

Nga Mesha Hyjnore. Hirësi Anastasi. Foto UGO

Në Vithkuq të Korçës, vendlindjen e Shën Nikodhimit, u kremtua sot me madhështi kujtimi i dëshmorit të ri, i cili lidhet ngushtë me historinë shpirtërore të kësaj krahine dhe me dëshminë e krishterë në Berat.

Liturgjia Hyjnore panigjerike u kryesua nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Imzot Anastasi, i shoqëruar nga klerikë të Mitropolisë dhe nga Atë Dhimitër Prifti, famullitari i Vithkuqit.

Në shërbesë morën pjesë besimtarë të shumtë nga Vithkuqi, qyteti i Korçës dhe zona përreth. I pranishëm ishte edhe Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë, z. Asterios Bouzias, si dhe Kryetari i Qarkut, z. Petrika Tollkuçi.

Kryepsalti Theodhor Peci, drejtor i Shkollës “Thavor” të muzikës bizantine, drejtoi korrin e vogël bizantin, i cili psali gjatë gjithë Liturgjisë Hyjnore. Në shërbesë u këndua edhe përlëshorja e Shën Nikodhimit, e shkruar nga vetë ai.

Në fund të Liturgjisë u krye litania e ikonës së Shën Nikodhimit rreth kishës, si shenjë nderimi për shenjtorin dhe si dëshmi e lidhjes së gjallë të komunitetit me kujtimin e tij.

Në vend të predikimit, besimtarët dëgjuan jetën e Shën Nikodhimit. Në përfundim, Mitropoliti Anastas e komentoi këtë jetë, duke theksuar se shenjti nuk është një figurë e largët për banorët e Vithkuqit, por një bashkëqytetar dhe bir i këtij vendi.

Ai kujtoi se Shën Nikodhimi piu ujë nga të njëjtat burime dhe jetoi në të njëjtën tokë ku jetojnë sot vithkuqarët. Për këtë arsye, sipas Mitropolitit, besimtarët nuk duhet ta kujtojnë vetëm si shenjtor të historisë, por të bëhen “bashkëqytetarë të tij me Krishtin”, duke marrë pendimin dhe jetën e tij si shembull.

Duke iu referuar litanisë së ikonës, Hirësia e Tij theksoi se kjo shërbesë nuk është thjesht një ecje rreth kishës, por një shenjë shpirtërore. Ajo tregon se besimtarët ndjekin jetën, shembullin dhe rrugën e shenjtorit.

Shën Nikodhimi lindi në Vithkuq, nga prindër shqiptarë dhe shpresëtarë. Më vonë u vendos në Berat, ku punonte si rrobaqepës. Pas një periudhe të dhimbshme largimi nga besimi, ai u kthye me pendim në Malin e Shenjtë, ku u qeth murg me emrin Nikodhim.

Pas viteve të kreshmës, lotëve dhe pendimit, ai u kthye në Berat për të pohuar Krishtin përpara njerëzve. Atje u kap, u torturua dhe pranoi martirizimin, duke dëshmuar se mëshira e Perëndisë është më e madhe se çdo rënie, kur njeriu kthehet me pendim të sinqertë.

Sipas traditës, qëndresa e tij ndikoi edhe te banorët e zonës së Shpiragut, të cilët, pasi panë heroizmin e dëshmorit, u forcuan në besimin e krishterë.

Mitropoliti Anastas i ftoi familjet e reja të Vithkuqit që t’u vendosin djemve të tyre emrin e shenjtit, në mënyrë që kujtimi, shembulli dhe vepra e Shën Nikodhimit të mbeten të gjalla në këtë vend.

Kisha e re, ku u krye Liturgjia Hyjnore, është ndërtuar pas vitit 1990 për nder të këtij shenjtori. Kjo e bën kremtimin jo vetëm një përkujtim historik, por edhe një dëshmi të ringjalljes së jetës kishtare pas viteve të monizmit.

Në fund, Mitropoliti i Korçës u uroi të gjithëve që të kenë ndërmjetësimet e Shën Nikodhimit dhe ta ruajnë të gjallë kujtimin e tij në jetë, në familje dhe në besim.

Në të njëjtin kontekst kishtar, kishte paraprirë kremtimi i Mbrëmësores së Shën Nikodhimit në Berat.

 

 

Foto dhe Video UGO

Princi i kurorës së Bahreinit priti kreun e Kishës Ortodokse Indiane

Takimi në pallatin Gudaibiya iu kushtua tolerancës fetare, respektit të ndërsjellë dhe bashkëjetesës së bashkësive të ndryshme fetare.

Patriarku Teodori II kremtoi 22 vjet nga zgjedhja në Aleksandri

Në synodin e 8 tetorit patriarku paraqiti rezultatet e shërbesës dhe ndërtimin e një spitali të ri nëntëkatësh në Aleksandri.

Kisha e varrezës ortodokse në Japoni vendos ikonostasin dhe ikonat

Famullia ortodokse rumune e Tokios fton besimtarët më 1 nëntor në shërbesat e para në kishën që po ndërtohet në Minami Alps, në prefekturën Yamanashi.

Parlamenti Europian kërkon shqyrtimin e rrjeteve të Vëllazërisë Myslimane

Rezoluta u miratua në Strasburg me 381 vota pro, 167 kundër dhe 15 abstenime, ndërsa listimi terrorist mbetet kompetencë e Këshillit të BE-së.

Ahmet Dursun kujton Kryepeshkopin Anastas Janullatos në një postim personal në Facebook

Shkrimtari me origjinë shqiptare nga Turqia rrëfen se shembulli i Kryepeshkopit të ndjerë e ndihmoi të përballonte vështirësitë e jetës në Shqipëri.

Patriarku Porfirije paralajmëron për të krishterët në Tokën e Shenjtë

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe i dërgoi letër Ramzi Khouryt, kryetarit të Komitetit Presidencial të Lartë të Palestinës për Çështjet Kishtare.