Arkhimandriti Filotheos Zervakos: pa raso nuk vij as në Konstandinopojë
Foto gjeneruar për ilustrim me IA
Hirësi,
Që të dyja letrat etërore i mora. Faleminderit për uratat etërore, për nderin që më ofroni të vij në Konstandinupojë për rrëfimin e vëllezërve të krishterë. Por përderisa ekziston urdhër që të vij pa raso nuk do ta bëj kurrë, ndërgjegjia nuk ma lejon mgjth se besoj që rasoja nuk e bën priftin as e shpëton , e shpëtojnë veprat e mira dhe hiri i Zotit "Nga Hiri i Zotit jemi të shpëtuar" por rason e vesha me uratat e Kishës, gjithashtu është dhe traditë e vjetër kishtare të cilën jam i detyruar ta ruaj që të mos bie në dënimet që vijnë nga rregullat e etërve të shënjtë. Ose më mirë caktojnë "Kush shkel çdo traditë të shkruar apo të pashkruar anatemë" (Sinodhi Ekumeniki 7-të). Rason e kam të veshur për 50 vjet, hijeshohem nga ajo, e konsideroj gjënë më të serioze e të përshtatëshme nga çdo lloj veshjeje, akoma dhe nga veshja zyrtare mbretërore. E konsideroj veten time të pa denjë të vesh këtë veshje të hijshme, të nderuar e të shënjtë. Të cilën me mijëra Oshënarë, oshënar-dëshmorë, Omologjitë dhe Shënjtorë nderuan.
Më vjen keq dhe ndjej dhembshuri për ata klerikë, kryepriftërinj, priftërinj dhe dhiakonë, që banojnë apo shkojnë në Evropë, Amerikë dhe në vetë Konstandinupojën, që kanë hequr rason dhe janë rojtur dhe i pyes për çfarë arsye e hoqën rason? Mos ndoshta është shumë e rëndë dhe i pengojnë të ecin në rrugë të shkojnë në kishë, në dhiakonitë e shënjta, shërbesat, mistere dhe të tjera ceremoni fetare? Apo ndoshta rasoja i pengon nga besimi i drejtë i punës së urdhëresave dhe arritjet të virtytevë? "Çfarë do që të thonë janë të pajustifikueshëm, justifikime dhe shkaqe në mëkatësi"
DO TA JAP UNË KËTË PËRGJIGJE! Të gjithë ata sa hoqën rasot për tre arsye e bënë.
Arsyeja e parë është se dëshironin që të tregoni që nuk janë të vonuar apo prapanikë, por të modernizuar dhe përparimtarë, dhe i modernizuari dhe përparimtari duhet tek të gjitha dhe tek veshjet, të ndjekë modën. Sepse pothuajse të gjithë klerikët evropianë dhe amerikanë, protestantë dhe shumë katolikë perendimorë përveç pak përjashtimeve (sepse ka dhe në perëndim klerikë, murgjër priftërinj me raso dhe në përgjithësi të pa moderuar dhe të vonuar). Mqs them që për shumë vjet hoqën rason dhe ruheshin për t'u dukur të pashëm dhe të bukur si fytyrë femre, këta duke i parë klerikë e tjerë, ata që shkojnë në Evropë dhe në Amerikë, i imituan duke arsyetuar heqjen e rasos si diçka të vjetër dhe jo moderne.
Arsyeja e dytë për të cilën hoqën rason është që: (përveç disa rasteve shumë të pakta) i pengojnë me të vërtetë rasot, jo për në rrugën e virtytit, jo por në rrugën e ngushtë dhe të dhimbshme, të cilën dha porosi që të ecim që të gjithë ne, nqs dëshirojmë të shpëtojmë, Themeluesi i besimit tonë, Jesu Krishti dhe të cilën ai i pari eci, por nga rruga e gjërë dhe e madhe, që çon në ambjentet e dëfrimeve, kafene, teatër, kinema, që çon në humbje, në ferrin e përjetshëm.
Arsyeja e tretë është, ashtu siç thonë ata, që në Evropë dhe në Amerikë, kur shohin klerik me raso, të huajt e përqeshin dhe ofendojnë, e tallin ndërsa në Konstandinupjë është urdhër i qeverisë Turke të mos vishet njeri tjetër me raso përveç Patrikut, por dhe në këtë rast janë të pajustifikueshëm ata që heqin rasot. Le të supozojmë që gjenden disa dhe tallen dhe i ofendojnë dhe i detyrojnë të heqin rason dhe të vishen dhe ata. Ata vetë që sot tallen dhe detyrojnë pasnesër është normale që të anullojnë veshjen e sotme të tyre dhe të veshin ashtu siç veshën disa, pantallona të shkurtëra, gjysmëlakuriq apo lakuriq.
Ju pyes juve që hiqni rasot dhe u rojtët, më thoni çfarë do të bëni nqs ju tallin? Do të veshni dhe ju pantollona të shkurtëra për të mos ju tallur? Do t'i imitoni që t'i kënaqni? Do të trembeni do t'iu bindeni nqs ju detyrojnë? E di se çfarë do të më thoni : Këtë Atë Filothe, kurrë nuk do ta thoni. Ashtu siç hoqët rasot dhe mjekrën nga frika dhe burracakëria dhe për t'iu pëlqyer njerëzve foshnjërakë dhe të pamend, kështu do të vishni dhe pantollona të shkurtëra. MOS MË KEQ? Por këtë nuk do arrini që ta bëni realitet sepse rrufeja që po vjen arriti dhe indinjata e madhe e Zotit filloi dhe nqs nuk pendohemi të gjithë do të humbasim" "Do të zhduken mëkatarët dhe të jashtëligjëshmit nga toka, në mënyrë që të mos ekzistojnë ata më" (Psalmet 103,35).
T'i thoni dhe të Tërëshënjtit që pa raso nuk më lejojn as Zoti as ndërgjegjia që të vij. Atëhere vetëm do të vij nqs Hirësia e tij si krye dhe udhëheqës i kishës, detyron të gjithë klerikët të veshin sërish veshjen e klerikut, ashtu siç u larguan dhe të mos rruhen që këtej e tutje. Lejohet vetëm një akordinim i pjesshëm i rasos, të mos jetë shumë të gjëra dhe të mëdha të mëngëve të mos jenë të kuqe rasot e brendeshme, as të kenë ndonjë ngjyrë të fortë, por ngjyrë të errët dhe të zymtë, ashtu siç përcaktojnë Etërit hyjnorë të mos jenë të çmuara por të përulura. Le të mendohemi se çfarë vesh më i shënjti prej të gjithë njerëzit Pararendësi i Nderuar dhe sa në mënyrë të përulur visheshin shënjtorët dhe Krishti ynë, Mbreti dhe Zoti. Le të mos përkujdesemi vetëm të veshim dhe të lajkatojmë kaq shumë trupin tonë të ndyrë, duke përgatitur kështu ushqim për krimbat, duke lënë pa përkujdesje dhe lakuriq shpirtin tonë të pavdekshëm. Kështu pra një rregullim i vogël i rasos me bazë veshjen e vjetë të klerit lejohet, por jo heqje e rasos. Të ruhen klerikët ndalohet reptësisht dhe plotësisht , lejohet vetëm që të qethin mesatarisht flokët.
Që këtej e tutje le të ndalojë çdo inovacion, i cili sipas Avgustinit të Shënjtë infekton lashtësinë e Kishë. Ndërsa Vasili i Madh thoshte" Nqs përpiqemi që të pashkrojturat e zakoneve, traditave, ai që nuk ka fuqi t'i braktisë, bëjmë gabim mgjth se mbi këto pika dëmtojmë Ungjillin". Ndërsa Grigor Teologu thoshte: " Lufta e vështirë e lavdërueshme falën paqen e Zotit" dhe Patriku Foti : " sepse kur ruan ato që janë vendosur dhe bir i drejtë i etërve dhe i bindës i oshënarëve. Mbi të cilat të shkruara nuk ka, dhe ligji ruhet nga zakoni dhe tradita. Zakoni i vazhdueshëm në vend të ligjit mban në të gjitha ato që nuk janë shkruar". Tek Josif Vrienion lexojmë: "Tek ata që janë dhiakonë të Etërve perëndimbajtës këto veprime nuk quhen ekonomi por tradhëti e besimit dhe nuk mbështetin mungesën e respktit karshi hyjnoreve por më tepër e dënojnë atë". "Të gjitha sa nga Tradita Kishtare por dhe nga doktrina, të vendosura nga Shënjtorët dhe nga Etërit e shënjtë, sipas tyre të veprojmë, Anatemë" ka caktuar Sinodhi Ikumenik i 7-të fq 606 shiko dhe Triodhin e të Djelës së Orthodhoksisë.
Këto nuk i shkruaj që të dukem sikur jam i ditur për të mësuar ata që janë më lart se unë, unë më i vogli, i pamësuari dhe më mëkatari nga të gjithë, por sepse dua dhe më dhimbset Kisha ime, në të cilën përkas, në të cilën u linda, u pagëzova, u ndriçova, u mësova të mirat, të drejtat, të qashtërat e drejta, të dobishmet dhe të nevojshmet të shpirtërave tanë, sepse kam si detyrë dhe përgjegjësi, si anëtar i saj dhe si prift dhe atë shpirtëror, të predikoj të vërtetën dhe të ndeshem deri në pikën e fundit të gjakur për Traditat Apostollike dhe Etërore.
Kisha e Konstandinupojës nga vitet e lashta quhej "Kisha e Madhe dhe ishte, si ajo që ka zotërimin dhe pushtetin e saj shumë Mitropoli dhe Zona. Por që prej atëhere që nisi modernizimet, filloi të zvogëlohej, pak vite para marrjes të Konstandinupojës e para dhe e dyta në vitin 1922, kur Patriku Meletio Metaksaki filloi modernizimet dhe mospërfilljen e traditave të shënjta, si gjoja të lashta, jo të moderuara dhe të papajtueshme me Kishat e tjera, do ta bëjmë sërish të madhe, gënjejmë veten. Do të tërheqim zemërimin e Zotit dhe indinjatën e tij dhe do ta bëjmë shumë më të vogël.
Që ta bëjmë të jetë e madhe dhe ta risjellim në hijeshinë e saj të parë, duhet të bëjmë që të gjithë betejë për besimin tonë Orthodhoks, e cila gjithmonë është luftuar, dhe të tregohemi mbrojtës ekzaktë të Traditave Etërore, të familjarizuar dhe të meritueshëm me Etërit e Shënjë, të cilët që të na dorëzonin të pastër dhe të painfektuar Besimin e Lashtë dhe për një "i" kanë derdhur jo vetëm djersë e lotë por dhe lumenj gjaku. Vetëm atëhere besimi ynë Orthodhoks do të zhvillohet dhe do të zmadhohet dhe do të bëhemi të gjithë një kope duke pasur një Bari, Udhëheqësin dhe themeluesin e saj, Zotin tonë Jesu Krisht, Zotin dhe Mbretin e të gjithave.
Me respekt,
Arhimandriti, Filotheos Zervakos
Përktheu: UGO
Lexo gjithashtu
Arkhimandriti Filotheos Zervakos: pa raso nuk vij as në Konstandinopojë
Letra e parë e letërkëmbimit të At Filotheos Zervakos mbron veshjen klerikale si detyrë shpirtërore dhe traditë e pacenueshme kishtare
Sot, 34 vjet më parë, Anastasi u zgjodh Kryepeshkop i Shqipërisë
Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike rivendosi strukturën kanonike të Kishës Ortodokse Autoqefale, duke zgjedhur edhe Mitropolitin e parë të Korçës.
Radio Ngjallja kujton 68-vjetorin e vdekjes së Kristofor Kisit
Kryepiskopi i parë kanonik i Shqipërisë, i cili pranoi Tomosin e autoqefalisë më 1937, ndërroi jetë më 16 qershor 1958 në rrethana që mbeten të diskutueshme.
Kryepiskopi Joan jep intervistë ekskluzive për UOJ-USA
Fortlumturia e Tij flet për pagëzimin e tij ortodoks, unitetin e Kishës dhe rolin e komunitetit fetar në Amerikë.
RILINDJA- Serafim Rouz!
Dëshmia e një ish të burgosuri të Gulagut për rrugën nga ateizmi drejt besimit orthodhoks
Shën Luka i Krimesë – mjeku dhe kryepeshkopi që kaloi tredhjetë vjet nën persekutim
Valentin Feliks Vojno-Jasenjecki, i lindur në 1877 në Kerç, u bë njëri nga figurat më të shquara të Kishës Ortodokse të shekullit XX, duke bashkuar shkencat mjekësore me shërbimin kishtar.