Kampi veror i Shën Nikollës në Elbasan mbyllet me Liturgji dhe festë
Foto marrë nga Famullia Orthodhokse "Shën Nikolla" Elbasan
Kampi veror i organizuar nga Famullia Orthodhokse "Shën Nikolla" në Elbasan arriti ditën e pestë dhe të fundit me një program të veçantë. Sipas faqes zyrtare të famulli "Shën Nikolla" Elbasan, dita e pestë u shënua me Liturgji Hyjnore, një koncert dhe festë me fëmijët e kampit.
Pesë ditë të mbushura me buzëqeshje, lojëra, këngë, lutje dhe kujtime të bukura u mbyllën me mirënjohje ndaj Zotit. Tema e kampit, "Krishti – Bariu i Mirë", u frymëzua nga fjala e Ungjillit: "Unë jam Bariu i Mirë, Bariu i Mirë jep jetën e vet për delet" (Joani 10:11). Nëpërmjet kësaj teme, fëmijët mësuan se Zoti kujdeset për secilin, i udhëheq me dashuri dhe i mban gjithmonë pranë Tij.
Falënderime të veçanta iu shprehën të gjithë fëmijëve pjesëmarrës, stafit, vullnetarëve dhe prindërve, të cilët me përkushtim dhe dashuri e bënë këtë kamp kaq të veçantë. Organizatorët shprehën shpresën që mësimet, miqësitë dhe gëzimi i përjetuar gjatë këtyre ditëve të mbeten të gdhendura në zemrat e fëmijëve.
Siç kishte raportuar UGO,
Lexo gjithashtu
Zelenski merr pjesë në lutje ndërfetare në Katedralen Shën Sofia të Kievit
Presidenti ukrainas dhe bashkëshortja e tij morën pjesë në ceremoninë ndërfetare me rastin e Ditës së Pavarësisë, ku u lutën për ushtarët dhe paqen.
Lipsanet e Shën Anës nga Mali Athos vjen për herë të parë në Rumani
Relikja do të qëndrojë për nderim në Kishën e Re "Shën Gjergji" në Bukuresht nga 5 deri më 10 shtator.
Meshë Arkierike me tre hierarkë u kremtua për Shën Kozmain në Kolkondash
Tre hierarkë të Kishës Ortodokse drejtuan liturgjinë hyjnore dhe litaninë e lipsanit të Shenjtorit në manastirin ku ai u varros pas martirizimit.
Open Doors raporton dhunë ndaj të krishterëve në Sudan
Organizata dokumentoi vrasje, rrëmbime dhe pushtime të objekteve fetare në Kordofanin e Jugut.
Në Lavrën e Sviatogorskut u krye lutje për Varsαnufin
Murgu Varsanuf Turjanski vdiq pas një sulmi në territorin e manastirit, ndërsa hetimet vijojnë.
Një murg vritet dhe dy plagosen në Lavrën e Sviatohirskut në Ukrainë
Sipas njoftimit të botuar më 23 gusht, sulmi pranë kishës së Shën Nikollës u la tre anëtarë të vëllazërisë të prekur.