Në Mitropolinë e Shenjtë të Elbasanit u kremtua Mbyllja e Pashkës dhe Shën Nikolla
Në Famullinë e Shën Nikollës u kremtuan shërbesat për Mbylljen e Pashkës dhe për Transferimin e Lipsaneve të Shën Nikollës, nën drejtimin e Mitropolitit të Elbasanit, Hirësisë së Tij z. Andon.
Me hirin e Perëndisë, në Famullinë e Shën Nikollës në Elbasan u kremtuan me gëzim shpirtëror shërbesat me rastin e Mbylljes së periudhës së Pashkës dhe të Transferimit të Lipsaneve të Shën Nikollës.
Kremtimi u zhvillua në një atmosferë lutjeje dhe përshpirtërie, duke bashkuar gëzimin paskal të Ngjalljes së Krishtit me nderimin ndaj Shën Nikollës, një prej shenjtorëve më të dashur për besimtarët orthodhoksë.
Meshën Hyjnore e drejtoi Mitropoliti i Elbasanit, Hirësia e Tij z. Andon, me pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë, të cilët erdhën për të përjetuar këtë ditë të veçantë liturgjike dhe për të marrë bekimin e Kishës ishin dhe fëmijët e kopështit pjesë e Fondacionit “Frymë Dashurie” themeluar nga Kryepiskopi Anastas.
Besimtarët nderuan kujtimin e Shën Nikollës, mbrojtësit dhe ndërmjetësuesit të tyre pranë Perëndisë, duke u lutur për paqe, shëndet, bekim dhe forcim shpirtëror.
Mbyllja e Pashkës nuk shënon fundin e gëzimit të Ngjalljes, por rikujton se drita e Krishtit të Ngjallur mbetet gjithmonë e gjallë në jetën e Kishës dhe të çdo besimtari.
Fotot nga Famullia "Shën Nikolla Elbasan"