Digjen ikona dhe kryqi në kishën e Shën Joanit në Fokidë
Persona të panjohur dyshohet se kanë djegur ikona dhe kryqin me figurën e Krishtit të kryqëzuar brenda kishës së Shën Joanit, në zonën e Palio Kastelit, pranë Kastelias në Fokidë të Greqisë.
Sipas raportimeve të mediave greke, objektet fetare dhe perde të kishës ishin mbledhur në qendër të saj, ku u ishte vënë zjarri. Brendësia e kishës ka pësuar dëmtime të mëdha. TheToc
Sipas Newsit, një grua që kalonte në zonë vuri re dëmet dhe njoftoi autoritetet. Muret dhe tavani ishin nxirë nga tymi, ndërsa në dysheme kishin mbetur hi dhe mbetje të djegura.
Kryetari i shoqatës kulturore të Kastelias, Akileas Agapitos, tha për LamiaNow se kisha nuk kishte para brenda dhe se ajo përdoret një herë në vit, në gusht.
Koha e saktë e ngjarjes dhe motivet mbeten të paqarta. iLamia