Mitropoliti Nathanail drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Dervician të Dropullit

Sot 19:36
2
Foto Mitropolia e Hirshme Gjirokastër Foto Mitropolia e Hirshme Gjirokastër

Predikimin mbi shërimin e të demonizuarit të gadarinës e mbajti Arkimandriti Timothe në kishën “Fjetja e Hyjlindëses”.

Mitropoliti i Gjirokastrës, z. Nathanail, drejtoi të Dielën, VI të Llukait, Shërbesat e Shenjta të Mëngjesores dhe të Liturgjisë Hyjnore në kishën “Fjetja e Hyjlindëses”, në fshatin Dervician të Dropullit. Predikimin mbi pjesën ungjillore të kësaj të diele e mbajti Arkimandriti Timothe.

Pjesa ungjillore e së Dielës paraqet shërimin e të demonizuarit të gadarinës (Llukai 8:26-39). Arkimandriti Timothe ndriçoi kuptimin shpirtëror të kësaj ngjarjeje dhe mesazhin e saj për jetën e çdo të krishteri.

Sipas predikimit, kjo ngjarje ungjillore dëshmon se asnjë gjendje robërie dhe asnjë plagë e shpirtit njerëzor nuk është më e fortë se fuqia dhe dashuria e Krishtit. Zoti nuk e braktis njeriun në mjerimin e tij, por i afrohet për ta çliruar dhe për t'i rikthyer dinjitetin. Shërimi është dëshmi e pushtetit të Krishtit mbi forcat e së keqes, por edhe zbulesë e mëshirës së Perëndisë, i Cili kërkon shpëtimin dhe ripërtëritjen e çdo njeriu.

Për këtë temë Mitropoliti Nathanail drejtoi Liturgjinë për Shën Llukanë në Gjirokastër
Shërbesat e Mëngjesores dhe Liturgjia Hyjnore u kryen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në praninë e klerikëve dhe besimtarëve të shumtë.

Predikimi u ndal edhe te reagimi i banorëve të vendit, të cilët e kërkuan Krishtin të largohej prej tyre. Kjo ngre një pyetje të rëndësishme shpirtërore: a jemi të gatshëm ta pranojmë praninë e Zotit edhe kur ajo na thërret të ndryshojmë mënyrën e jetesës dhe përparësitë tona? Ungjilli na fton të mos e vendosim asnjë interes tokësor mbi vlerën e pakrahasueshme të njeriut dhe mbi shpëtimin e tij.

Në përfundim të Liturgjisë Hyjnore, Mitropoliti Nathanail shprehu falënderimet e tij të përzemërta ndaj Atë Timotheut për vizitën dhe praninë e tij në Mitropolinë e Gjirokastrës. Më pas iu drejtua besimtarëve të pranishëm me fjalë atërore dhe i përgëzoi për pjesëmarrjen e tyre në jetën liturgjike të Kishës. I nxiti të ruajnë të palëkundur besimin, të kultivojnë dashurinë ndaj Perëndisë dhe të afërmit, si dhe të qëndrojnë të bashkuar me Krishtin, burimin e paqes, të shpresës dhe të shpëtimit të njeriut.

Siç kishte raportuar UGO, Mitropoliti Nathanail u takua me Rrjetin e Qyteteve me Liqene në Dropull.

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu