Kryepiskopi Joan bekon fëmijët në fillim të vitit të ri shkollor

2824
16:17
2
Kryepiskopi Joan bekon fëmijët në fillim të vitit të ri shkollor

Në fund të Liturgjisë Hyjnore, ai u lut që Zoti të ndriçojë mendjet dhe të pastrojë zemrat e nxënësve gjatë gjithë jetës së tyre.

Kryepiskopi Joan drejtoi sot lutjen e posaçme për bekimin e fëmijëve që nisin vitin e ri shkollor. Ceremonia u zhvillua në fund të Liturgjisë Hyjnore, të mërkurën, më 13 shtator 2026.

Në fjalën e tij, Kryebariu theksoi se, sipas besimit të krishterë, dituria e vërtetë arrihet vetëm me hirin e Perëndisë. Ai citoi mësimin e Etërve të Kishës: "Shkollo njerëz pa Zotin, që do të thotë shkollo njerëz pa vlera, dhe do të krijoni demonë". Sipas tij, njeriu i shkolluar por pa vlerat që vijnë nga mësimi i Zotit rrezikon të mbetet larg qëllimit të vërtetë të diturisë. Kryepiskopi kërkoi që Perëndia të ndriçojë mendjet dhe të pastrojë zemrat e të gjithë fëmijëve që po nisin shkollën, si dhe që bekimi hyjnor t'i shoqërojë gjatë gjithë jetës së tyre.

Pas kësaj fjale, u lexua lutja e posaçme për bekimin e fëmijëve, ku iu drejtua Perëndisë si "burim i urtësisë dhe i dijes", duke kërkuar dritë e mençuri për mësuesit dhe nxënësit e pranishëm. Në tekstin e lutjes përmenden edhe ndërmjetimet e së Tërëshenjtës Mari, të Shën Joan Pagëzorit dhe të mësuesve të mëdhenj ekumenikë, Vasilit të Madh, Grigor Theologut dhe Joan Gojartit.

Lutja për fëmijët që nisin shkollën konsiderohet një traditë e rëndësishme në kalendarin liturgjik, si moment shpirtëror që shoqëron fillimin zyrtar të mësimeve për nxënësit dhe mësuesit.

 

 

Kryepiskopi Joan bekon fëmijët në fillim të vitit të ri shkollor - photo 1
Kryepiskopi Joan bekon fëmijët në fillim të vitit të ri shkollor - photo 2
Kryepiskopi Joan bekon fëmijët në fillim të vitit të ri shkollor - photo 3
Kryepiskopi Joan bekon fëmijët në fillim të vitit të ri shkollor - photo 4
Kryepiskopi Joan bekon fëmijët në fillim të vitit të ri shkollor - photo 5
Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu