Patriarkana Bullgare kremtoi festën e Shën Aleksandër Nevskit
Patriarku Daniel drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit, në kujtim të transferimit të relikeve të shënjtorit.
Shën Aleksandër Nevski u kremtua sërish me madhështi nga Patriarkana e Bullgarisë, me rastin e translacionit të relikeve të shenjtorit. Sipas agjencisë Orthodoxianewsagency, Liturgjia Hyjnore u kremtua në Katedralen e Shën Aleksandër Nevski.
Kisha Ortodokse kujton çdo 30 gusht translacionin e relikeve të shenjtorit nga qyteti rus i Vladimirit në Shën Petersburg, ngjarje që ndodhi në shekullin e 18-të. Në krye të shërbesës qëndroi Patriarku i Bullgarisë, Zoti Daniel, i shoqëruar nga Peshkopët e Melenikut Gjerasim, i Branicës Joan dhe i Velevusdit Isaak, si dhe klerikë të tjerë. Në fjalën e tij festive, Patriarku Daniel u ndal te jeta dhe vepra e Shën Aleksandër Nevskit.
Patriarku Daniel komentoi bëmat dhe jetën karizmatike të princit të shenjtë, duke theksuar qëndrimin e patundur dhe besimin e plotë të tij në providencën hyjnore, elemente që përbëjnë shembull për çdo shpirt të krishterë. Ceremonia u zhvillua në kuadër të traditës së gjatë të nderimit ndaj shenjtorit në Kishën Bullgare.
Katedralja e Shën Aleksandër Nevskit mbetet një pikë referimi për Kishën Bullgare, ndërsa festimi i translacionit të relikeve mbledh çdo vit kler dhe besimtarë. Shërbesa e këtij viti u zhvillua në prani të tre peshkopëve dhe një numri të madh klerikësh.
Nuk është hera e parë që Patriarkana e Bullgarisë gjendet në qendër të vëmendjes kishtare; kohët e fundit reflektorët kishin rënë mbi dekorimin e dhënë Mitropolitit të Lovecit, Gavril.