Kryepiskopi Joan predikon në Kishën e Shën Premtes në Divjakë

2824
17:31
5
Kryepiskopi Joan. Foto KOASH Kryepiskopi Joan. Foto KOASH

Në predikimin e tij, Kryeipeshkvi tregoi jetën e martires së madhe dhe theksoi rëndësinë e besimit në jetën e përjetshme

Liturgji në Kishën e Shën e Premtes në Divjakë

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, kreu Liturgjinë Hyjnore në Kishën e Shën e Premtes në Divjakë, kushtuar shenjtores dhe martires së madhe të Kishës Orthodhokse. Kryepiskopi gjatë predikimit u shpreh se ishte i gëzuar që meshonte në një kishë kushtuar kësaj martire, e cila numërohet mes shenjtoreve më të dashura të Orthodhoksisë, ndaj edhe në mbarë botën orthodhokse ekzistojnë mijëra kisha me emrin e saj.

Kuptimi i kohës në Kishën Orthodhokse

Kryepiskopi shpjegoi se besimtarët nuk mblidhen thjesht për të kujtuar shenjtorët, pasi në Kishën Orthodhokse koha nuk kuptohet siç kuptohet në botë: tek Zoti nuk ka kohë, sepse Ai i përmbledh të gjitha kohërat, dhe çdo ngjarje historike e prekur nga Perëndia bëhet transhistorike, pra e vlefshme për të gjitha kohërat. Sipas tij, jetët e shenjtorëve nuk janë thjesht biografi, ashtu siç edhe ikonat nuk janë thjesht portrete, sepse jeta e shenjtorëve u prek nga hiri i Shpirtit të Shenjtë dhe u shenjtërua, duke rrezatuar vazhdimisht hir.

Lindja dhe jeta e hershme e Shën e Premtes

Kryepiskopi tregoi se Shën Premtja lindi në shekullin e dytë pas Krishtit, në kohën e perandorit Adrian në Romë, dhe ishte bijë e vetme e Agathonit dhe Politës, të cilët nuk kishin fëmijë dhe iu ishin lutur për një kohë të gjatë Zotit, i cili ua plotësoi kërkesën. Sipas Sinaksarëve, prindërit e saj ndërruan jetë kur ajo ishte 12 vjeçe, e ajo shkoi në një manastir ku u përkushtua ndaj lutjes, agjërimit dhe jetës asketike, ndërsa gjithë pasurinë familjare ua ndau të varfërve.

Kryepiskopi vuri theksin te kjo veprimtari, duke thënë se dashuria e madhe për Zotin dhe përkushtimi i thellë shpirtëror i bënin shenjtorët të jepnin gjithçka, sepse ata që e duan Zotin, i duan edhe njerëzit e tjerë, ndërsa ata që nuk e duan Perëndinë, nuk i duan as njerëzit.

Përhapja e Ungjillit dhe akuzat e paganëve

Pasi qëndroi një kohë në manastir, Shën e Premtja e ndjeu nevojën për të përhapur dritën e besimit dhe shkoi në fshatrat pagane të kohës për të predikuar Ungjillin. Fama e saj u përhap shpejt, gjë që ngjalli zilinë e paganëve, të cilët e denoncuan tek perandori duke e akuzuar rrejshëm se bënte magji.

Torturat dhe mrekullia me kazanin

Kryeipeshkvi rrëfeu se perandori, i mahnitur nga bukuria e vajzës, i propozoi ta bënte perandoreshë nëse hiqte dorë nga besimi te Krishti, por ajo qëndroi e patundur, duke i thënë se nuk do të hiqte dorë nga Krishti, i vetmi Perëndi i vërtetë. I zemëruar, perandori urdhëroi që ajo të hidhej në një kazan me vaj, plumb të shkrirë dhe piper të valuar, por Zoti hodhi një vesë që e freskoi zjarrin dhe shenjtorja mbeti e paprekur.

Kur perandori u afrua për të parë nëse zjarri ishte ndezur mirë, Shën Premtja i hodhi disa pika nga kazani në fytyrë, duke i djegur sytë dhe duke e verbuar. I tmerruar, perandori iu lut shenjtores të ndërmjetësonte për shërimin e syve, e ajo u lut dhe atij iu kthye drita e syve, gjë që solli lirimin e saj.

Mbrojtësja e syve të jashtëm dhe të brendshëm

Kryepiskopi shpjegoi se prandaj në ikonografi Shën Premtja paraqitet me një pjatë ku janë vendosur dy sy, pasi konsiderohet mbrojtëse e njerëzve me probleme të shikimit. Ai theksoi se besimtarët i luten jo vetëm për sytë e jashtëm, të cilët i kemi për një kohë të shkurtër, por edhe për "syrin e brendshëm", pra mendjen, e cila duhet ndriçuar përgjithmonë.

Torturat e reja dhe mesazhi për jetën e përjetshme

Pas lirimit, shenjtorja vazhdoi të predikonte në fshatra të tjera, larg Romës, derisa guvernatori Tarasio e arrestoi dhe e torturoi rëndë, ndërkohë që Zoti i shëronte vazhdimisht plagët. Kryepiskopi e lidhi këtë ngjarje me mesazhin qendror të predikimit: besimin në jetën e përjetshme, duke kujtuar fjalët e Shën Pavllit se nëse Krishti nuk u ngjall, atëherë besimi është i kotë.

Në mbyllje të predikimit, Kryepiskopi Joan citoi shkrimtarin rus Fjodor Dostojevski, i cili në një letër drejtuar mikut të tij Majkov shkruante se "Shkatërroju njerëzve besimin në përjetësi dhe jeta e tyre do të thahet", duke theksuar se sot shumë njerëz e kanë humbur këtë besim dhe përpiqen të grumbullojnë vetëm pasuri e lavdi të kësaj bote, duke lënë pas dore dimensionin e përjetësisë.

Nuk është hera e parë që Kryepiskopi Joan kremton liturgji nëpër famullitë e vendit; kohët e fundit vëmendja ra edhe mbi

ku Fortlumturia e Tij kryesoi po ashtu Liturgjinë Hyjnore.

 

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu