Kryepeshkopi Joani dhe Elpidofori kryesuan liturgjinë panortodokse në Massachusetts
Departamenti Ekumenik paraqiti takime dhe veprimtari të dy viteve të fundit për marrëdhëniet ndërortodokse në SHBA
Departamenti Ekumenik i Kryepiskopatës Greke të Amerikës ka nisur serinë e re “The Ecumenical Digest”, duke e hapur atë me përpjekjet për ruajtjen e unitetit ortodoks në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në materialin prezantues thuhet se Departamenti Ekumenik punon për mbajtjen e marrëdhënieve vëllazërore me Kishat e tjera Ortodokse, si në nivel dypalësh, ashtu edhe përmes Asamblesë së Peshkopëve Ortodoksë Kanonikë të Shteteve të Bashkuara.
Fotot e publikuara paraqesin disa nga veprimtaritë e dy viteve të fundit për nxitjen e marrëdhënieve ndërortodokse.
Në foton e parë, Fortlumturia e Tij Kryepeshkopi Joani i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, së bashku me Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin Elpidofor të Amerikës dhe hierarkë të Asamblesë së Peshkopëve, kryesojnë Liturgjinë Hyjnore Hierarkike Panortodokse, të kremtuar në të Dielën e Ortodoksisë 2026 në Massachusetts.
Në foton e dytë paraqitet mbledhja e XIV e Asamblesë së Peshkopëve Ortodoksë Kanonikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e zhvilluar në Denver, Colorado.
Në foton e tretë, Kryepeshkopi Elpidofor i Amerikës mirëpret Fortlumturinë e Tij Mitropolitin Epifani të Kievit në selinë e Kryepiskopatës Greke Ortodokse në shkurt 2025.
Burimi i fotove: materiali i Departamentit Ekumenik / “The Ecumenical Digest”.