Universiteti Aristoteli i Selanikut njoftoi organizimin e një konference!
Fakulteti Teologjik i Universitetit Aristotel të Selanikut do të presë më 15 dhe 16 maj kumtesa shkencore mbi sfidat dhe perspektivat.
Universiteti Aristotel i Selanikut njoftoi organizimin e një konference shkencore ndërkombëtare me temë sfidat me të cilat përballen komunitetet e krishtera në Lindjen e Mesme. Sipas programit të Masterit “Feja, Gjeopolitika dhe Siguria Ndërkombëtare” të Departamentit të Teologjisë, punimet do të zhvillohen më 15 dhe 16 maj 2026 në Fakultetin Teologjik të Universitetit Aristotel të Selanikut, siç raporton orthodoxia.info.
Konferenca me titull “Të krishterët në Lindjen e Mesme: Sfida dhe Perspektiva” përqendrohet në pozitën e këtyre komuniteteve në mjedisin e sotëm politik dhe shoqëror të rajonit. Në kuadër të kumtesave do të shqyrtohen ndryshimet gjeopolitike, lëvizjet e popullsive, bashkëjetesa fetare, si dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare.