Vizitë vëllazërore me rastin e festës së Novruzit

2824
14:12
3
Vizitë vëllazërore me rastin e festës së Novruzit

Përfaqësues të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë vizitojnë Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, duke forcuar dialogun dhe harmoninë ndërfetare

Në emër të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, imzot Joanit, i cili ndodhet në Gjeorgji ku mori pjesë ditën e sotme në funeralin e Patriarkut Ilia II, Arkimandrit Ignati dhe Kryedhjakon Johani vizituan Selinë e Kryegjyshatës Bektashiane ku u mirëpritën nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, me rastin e festës së Novruzit.

Vizita e zhvilluar ditën e diel, më 22 mars 2026, u karakterizua nga një frymë respekti të ndërsjellë dhe vëllazërie, duke dëshmuar edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet komuniteteve fetare në Shqipëri. Përfaqësuesit e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përcollën urimet e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste si simbol i ripërtëritjes shpirtërore, paqes dhe harmonisë.

Kjo vizitë përbën një tjetër dëshmi të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve fetare në Shqipëri, në shërbim të paqes, unitetit dhe të mirës së përbashkët.

 

Radio "Ngjallja"

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu