Rikthim i madh në Manastirin e Sarandës: Shërbesë mitropolitike pas dekadash
Mitropoliti Nathanail, i pari që kremton mes katakombeve paleokristiane
Sarandë, 8 mars 2026 – Pas shumë dekadash heshtjeje liturgjike, Manastiri i Dyzet Shenjtorëve në Sarandë u rikthye në jetën fetare me një shërbesë solemne të kremtuar nga Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Nathanail. Ai është mitropoliti i parë që shërben këtu që nga koha e të ndjerit Mitropolit Panteleimon.
Ky monument i rëndësishëm paleokristian dhe kishë bizantine, ndërtuar rreth shekullit VI pas Krishtit, ka dhënë emrin edhe qytetit të Sarandës. Manastiri njihet veçanërisht për katakombet e lashta në hapësirën e tij, që dëshmojnë trashëgiminë e hershme të Krishterimit në këtë vend.
Ngjarja shënon një moment historik për besimin ortodoks lokal dhe mund të tërheqë më shumë vizitorë në këtë perlë kulturore.
Më herët, UGO ka shkruar se: Festa e madhe e Dyzet Martirëve: Meshë arqieratike në Aliko