Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Imzot Joani kryen meshën e parë në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë

2824
23 Mars 17:30
11
Burimi: Balkan Web Burimi: Balkan Web

Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani,meshoi në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë të Dielën e tretë të Kreshmës së Madhe, të Faljes së Kryqit të Nderuar.

Një meshim historik, me pjesëmarrjen e hierarkisë së Kishës Orthodhose të Shqipërisë, ku, Imzot Joani përshëndeti grigjën e Mitropolisë së Shenjtë të Korçës, të cilës i shërbeu me devocion, përkushtim dhe dashuri për 27 vjet.

“Sot ne jetojmë në një kohë vështirësie, ndoshta një nga më të këqijat e qytetërimit modern, është mungesa e një jete shpirtëror. Teknologjia ka arritur kulmin, shumë gjëra janë zhvilluar e megjithatë nuk ka gëzim në shpirtrat e njerëzve, sepse mungon jeta shpirëtërore, mungon drita e vërtetë”.

Duke mohuar pseudo-veten ne do zbulojmë veten tonë, duke ndriçuar veten ne kemi shpresë të ndriçojmë shumë njerëz. Unë jam i emocionuar, kam shërbyer për 27 vite, dua të falenderoj të gjithë klerikët dhe besimtarët, ndarja për një kohë kaq të gjatë (shërbese)nuk është kaq e lehtë.

Por kjo është një ndarje e përkohshme pasi të gjithë besojmë se do takohemi në botën e përtejme”, tha Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani.

Të gjithë qytetarët dhe besimtarët pjesmarës shprehën mirënjohjeje dhe falenderim për kryepishkopin e Tiranës,Durrësit dhe gjithë Shqipërisë,imzot Joanin.

Burimi: Balkan Web

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu