Ka dy gjëra që njeriu mund t'i bëjë vetëm në gjuhën e tij amtare

2824
06 Shkurt 17:27
Foto: Arkivi UGO Foto: Arkivi UGO

Një video dokument nga vizita e Kryepiskopit tonë Anastas, në Malin e Shenjtë (Athos), buzëqeshja dhe reagimi i tij i përzëmërt dhe i thjesht kur takon disa punëtor Shqiptar!

Në këtë vend të shenjtë ne Kalkidhiki, Greqi, punojnë aktualisht rreth 1000 Shqiptarë, të cilët me punën e duarve të tyre e kanë bërë më të bukur këtë vend, Qytetin e Shenjtë Qiellor të të Krishterëve Orthodhoksë.

Gjatë takimit Kryepiskopi i quajti ata "përfaqësuesit tanë" dhe "ambasadorët tanë", "ndërtuesit tanë" që  kontribuan për restaurimin dhe ndërtimin e mëtejshem të këtij vendi.

Në çdo vizitë që Kryepiskopi bëri në Manastiret e Hirshme, pavarësisht pritjeve zyrtare dhe kohës shumë të shkurtër që kishte në dispozicion, ai u takua me një pjesë të madhe të Shqiptarëve që punonin nëpër këto vende duke i falenderuar, interesuar për kushtet dhe trajtimin e tyre, duke i pyetur për familjet dhe fëmijët e tyre.

Nga vizita zyrtare e Përfaqësisë së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në Malin e Shenjtë.

Maj, 2017
Burimi: Radio Ngjallja

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu