Shën Porfiri: «Krishti është gjithçka»

Shën Porfiri, asket dhe shenjtor i njohur i Kishës Orthodhokse, ka lënë mesazhe shpirtërore që vazhdojnë të frymëzojnë besimtarët edhe sot. Sipas fjalëve të tij, jeta pa Krishtin "nuk është jetë", ndërsa dashuria për Të e bën njeriun të ndiejë gëzim, dritë dhe paqe të vërtetë.
Në këtë mesazh, Shën Porfiri flet për Krishtin si mik, vëlla dhe burim i çdo të mire, duke theksuar se larg Tij qëndrojnë hidhërimi, melankolia dhe brengat e jetës. Ai sjell shembullin e asketëve që, pasi e njihnin praninë e Krishtit në shpellat ku jetonin, nuk donin të largoheshin prej tyre, të frikësuar se mos e humbisnin atë përvojë shpirtërore.
Teksti i plotë i mesazhit të Shën Porfirit është ky:
«Pra, jeta pa Krishtin nuk është jetë. Kaq, pikë. Nëse nuk e sheh Krishtin në të gjitha veprat dhe mendimet e tua, je pa Krishtin. Si e kupton këtë? Më kujtohet edhe një këngë: "Me Krishtin kudo, frikë askund". E keni dëgjuar? Ë? E këndojnë fëmijët; nuk e mbaj mend mirë. Kështu duhet ta shohim vërtet Krishtin. Është miku ynë, është vëllai ynë, është gjithçka e mirë dhe e bukur. Është gjithçka. Është miku ynë dhe na e thotë me zë të lartë: "Ju kam miq, more, nuk e kuptoni? Jemi vëllezër. Unë nuk… nuk e mbaj ferrin në dorë, nuk ju frikësoj; ju dua. Dua që ta gëzoni jetën bashkë me mua". E kuptove? I tillë është Krishti. Tek Ai nuk ka zymtësi, as melankoli, as atë mbyllje në vetvete, kur njeriu zhytet në mendime ose mundohet nga mendime të ndryshme dhe nga trysni që, herë pas here, e kanë plagosur gjatë jetës. Krishti është jetë e re. Si ta them? Krishti është gjithçka. Është gëzimi, është jeta, është drita, drita e vërtetë, që e bën njeriun të gëzohet, të fluturojë, të shohë gjithçka, të shohë çdo njeri, të ndiejë dhembje për të gjithë, t'i dëshirojë të gjithë pranë vetes, të gjithë pranë Krishtit. Kur gjejmë ndonjë thesar apo diçka tjetër, nuk duam t'ia tregojmë askujt. Por i krishteri, kur e gjen Krishtin, kur e njeh Krishtin, kur Krishti përkulet mbi shpirtin e tij dhe ai e ndien praninë e Tij, dëshiron të thërrasë e ta tregojë kudo. Dëshiron të flasë për Krishtin, të tregojë se kush është Krishti. Duajeni Krishtin dhe mos vini asgjë përpara dashurisë së Tij. Krishti është gjithçka, është burimi i jetës, është përmbushja më e lartë e çdo dëshire. Është gjithçka. Gjithçka e bukur gjendet te Krishti. Larg Krishtit janë hidhërimi, melankolia, acarimi, brenga, kujtimet e plagëve të jetës, të trysnive, të orëve plot ankth. Të gjitha këto i rijetojmë. Shkojmë këtu e shkojmë atje, por më kot; askund nuk gjejmë prehje. Atje ku e gjejmë Krishtin, qoftë edhe në një shpellë, qëndrojmë dhe kemi frikë të largohemi, që të mos e humbasim Krishtin. Lexoni dhe do ta shihni. Asketët që e njohën Krishtin nuk donin të largoheshin nga shpella; as dilnin jashtë për të shkuar më tej. Donin të qëndronin atje ku e ndienin Krishtin pranë tyre. **Krishti është gjithçka. Krishti është burimi i jetës, i gëzimit. Gjithçka.**» — Shën Porfiri
Më parë, UGO kishte trajtuar këshillat e Jerond Porfirit për prindërit dhe edukimin e fëmijëve, një tjetër pjesë e mësimeve të tij shpirtërore që vijon të qarkullojë mes besimtarëve.
Lexo gjithashtu
Shpjegim i Dhjetë Urdhërimeve nga zëri i etërve
Teksti etëror nga Manastiri i Paraklitit në Oropos të Atikës shpjegon urdhërimet nga besimi te Trinia deri te ndalimi i lakmisë dhe nderimi i ikonave.
Shën Ignati Brjançaninovi: Kryqi i Krishtit dhe kryqi i çdo njeriu
Sipas mësimeve etërore, çdo njeri mbart kryqin e vet, i cili shndërrohet në Kryq të Krishtit përmes besimit dhe durimit.
Arkimandriti Sofroni Saharov mbi botën bashkëkohore dhe njeriun
Fragment nga letra 47 e librit «Letra në Rusi» të Arkimandrit Sofroni Saharov, botuar nga Manastiri i Shën Joan Pararendësit në Eseks.
Kryepiskopi në Tiranë: Çfarë mbjellin prindërit në zemrat e fëmijëve
Në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit, Kryepiskopi shpjegoi paravolinë e mbjellësit dhe përgjegjësinë e prindërve për fjalët që dëgjojnë fëmijët.
Predikim mbi paravolinë e mbjellësit
Teologu shqyrton katër kategoritë e «arave» ku bie fara e fjalës së Perëndisë dhe i fton besimtarët ta përpunojnë shpirtin brenda Kishës.
Atë Evelthon Harallambus: Sprovat dhe dhimbja në jetën e të krishterit
Teksti rrëfen ngjarjen nga jeta e Shën Ambrosit dhe shpjegon pse hidhërimet e sprovat janë të pandashme nga rruga e çdo të krishteri.