Ose ndrysho sjelljen, ose ndrysho emrin

"Ose ndrysho sjelljen, ose ndrysho emrin”! Një ditë, çuan përpara Aleksandrit të Madh, një ushtar të cilin e akuzonin që ishte treguar frikacak dhe nuk ishte i bindur në disiplinën ushtarake. Kur e çuan përpara Aleksandrit të Madh e pyetën si e ke emrin dhe ai i thotë Aleksandër. Kur dëgjoi këtë emër Aleksandri i Madh u inatosdhe e pyet përsëri: Si e ke emrin? Ai përgjigjet: Aleksandër. Atëherë akoma më tepër Aleksandri i Madh me një zemërim më të madh i thotë si e ke emrin? Ai përsëri i thotë Aleksandër. Zemërimi i Aleksandrit të Madh ishte sepse si mundesh ti me këtë emër mos të kesh bindje në disiplinën ushtarake. Dimë pastaj thënien e famshme të Aleksandrit të Madh që i thotë: "Ose ndrysho sjelljen, ose ndrysho emrin." Ndoshta këtë gjë mund të na thotë edhe Krishti secilit prej nesh "Ose ndrysho sjelljen, ose ndrysho emrin”. Ti nuk mund të mbash emrin tim, emrin e krishterë dhe të sillesh ashtu siç sillesh".

Në të vërtetë jemi ne të krishterë? Secili prej nesh duhet t'i bëjë pyetje vetes së tij: "A jam i Krishterë?" Nëse po, çdo të thotë të jem i krishterë? Ungjilli i sotëm na tregon çdo të thotë të jesh i krishterë. "Nëse ti do të jesh i krishterë,- thotë Zoti,- nëse ti do të jesh nxënësi im, apostulli im, moho veten tënde, merr kryqin tënd edhe me ndiq." Moho veten, merre kryqin dhe eja pas meje, më ndiq.

A i bëjmë neve këto? A e kemi mohuar veten tonë apo ia kemi plotësuar të gjitha kënaqësitë që vijnë në jetën tonë, në mendjen dhe zemrën tonë? Sa e kemi mohuar veten? Sa e mbajmë kryqin tonë? Kur ndodhin vështirësitë, sfidat tona në jetë, me shëndetin, me problemet, me familjen, me fëmijët, me të afërmit, sa e pranojmë atë si një sfidë, si një vështirësi, si një kryq që ne duhet të mbajmë? Apo mërzitemi, apo dorëzohemi, apo dëshpërohemi kur vijnë sfida të tilla? Sa jemi gati ta mbajmë çdo ditë kryqin tonë?

Për këtë temë Predikim: shëmbëlltyra e vreshtarëve të këqij, e Diela XIII Mateu
Në predikimin e së Dielës XIII të Mateut, klerikët shpjegojnë kuptimin e shëmbëlltyrës së vreshtarëve dhe lidhjen e saj me fatin e popullit të zgjedhur.

Më e rëndësishmja, sa e ndjekim Krishtin? Të ndjekësh do të thotë të ecësh në gjurmët e Tij, të jetosh siç jetoi Ai. Sa e bëjmë neve këtë? Sa ne jemi gati të japim pjesë nga jeta jonë? Sa jemi gati të sakrifikojmë nga jeta jonë për të tjerët? Sa jemi gati të sakrifikojmë gjithë jetën tonë, siç bëri Krishti, për ne? A e bëjmë këtë gjë? Janë pyetje që duhet t'i ngrejë secili prej nesh dhe të thotë a jam me të vërtetë i krishterë.

Sigurisht dikush mund të thotë pse duhet të jem i krishterë? Pse duhet të vazhdoj të jem i krishterë? Sepse ne besojmë që në qenien jonë nuk është vetëm mishi që duket, por është dhe shpirti që ekziston brenda saj. Atëherë nëse besojmë këtë, nëse pranojmë ekzistencën e shpirtit edhe nëse shpirti im dëshiron të jetë në përjetësi bashkë me Zotin, këtë mund ta arrijmë vetëm nëpërmjet Krishtit. Kundrejt fitim të përjetësisë cdo kush nga ne ia vlen të sakrifikojë cdo gjë!

Atë që thotë Zoti në Ungjillin e sotëm "Ç'dobi do të ketë njeriu nëse fiton gjithë botën, të fitojë të gjitha gjërat e botës, të fitojë gjithë kënaqësitë e botës, çfarë dobie do të ketë ai që do të fitojë të gjitha këto dhe të humbasë shpirtin e tij". Pra aq e madhe është vlera e shpirtit. Zoti i thotë secilit prej nesh, në këmbim këtij shpirti gjithçka të më jepni, akoma edhe gjithë botën nuk mund të fitoni përjetësinë. Çfarëdo që të më afroni, asgjë nuk është e barabartë me vlerën e shpirtit tuaj. Këtë thesar të përjetshëm që e mban secili prej nesh.

Prandaj ne e besojmë Krishtin, prandaj e besojmë Krishtin si shpëtimtarin tonë. Prandaj duhet të ndjekimim dhe të ecim në gjurmët e Tij. Prandaj quhemi të krishterë, sepse e dimë që vetëm kjo është rruga e sigurtë, rruga e vetme dhe e sigurtë që na tregon Zoti për të fituar përjetësinë dhe për të jetuar me përjetësinë bashkë me Të.

Sa më tepër rritemi, sa më tepër kalojnë vitet e jetës sonë, themi, çfarë kemi fituar nga ato që kemi bërë, për gjithë përpjekjet, për mundimet, për punët, për sakrificat, për lakminë, për para, e për gjithëçka tjetër, çfarë kemi fituar nëpërmjet tyre? Sa të dobishme ishin këto gjëra për shpëtimin tonë? Prandaj, le të thotë secili prej nesh "A jam i Krishterë?".

Nëse Zoti na thotë: - Ti e mbajte emrin tim, por nuk jetove siç të mësova unë. Kjo do jetë e frikshme! Shpresojmë mos ta dëgjojmë këto fjalë, por të dëgjojmë zërin e Zoti që të na thotë Shërbëtori im, bir im, bija ime, ti u përpoqe, eja, eja shijo gëzimin e Zotit. Amin!

Nga predikimi i Mitropolitit të Apollonisë & Fierit, Imzot Nikolla, E Diela e Pas Lartësimit të Kryqit të Nderuar, Katedralja e Shën Gjergjit, Fier 20:09/2026!

Lexo gjithashtu

Ose ndrysho sjelljen, ose ndrysho emrin

Në predikimin e Ditës së Pas Lartësimit të Kryqit, Imzot Nikolla kërkoi nga besimtarët të mohojnë veten dhe të mbajnë kryqin e tyre për të ndjekur Krishtin.

Kisha ortodokse përkujton Apostullin Joan Theologun sot

Më 26 shtator, Kisha ortodokse kujton Apostullin dhe Ungjillorin Joan Theologun, autorin e Apokalipsit, i internuar në ishullin Patmos.

Predikim i Shën Vasilit të Madh mbi lakminë

Ligjërata e shenjtorit kapadhokas mbi shëmbëlltyrën e njeriut të pasur nga Ungjilli sipas Llukait, botuar në shqip nga UGO.AL.

Kisha Ortodokse kujton sot Oshënar Sergjin e Radonezhit

Sipas traditës sinaksarike, murgu themeloi Manastirin e Trinisë së Shenjtë në Rusi dhe fjeti më 25 shtator 1391, në moshën 78-vjeçare.

Kisha ortodokse kujton Oshënar Siluan Athonitin

Murgu athonit, i lindur në Rusi më 1866, jetoi 45 vjet në Malin e Shenjtë dhe vdiq më 24 shtator 1938, duke lënë një mësim të thellë për përulësinë.

Kritikë ortodokse mbi shkëputjet familjare të nxitura nga terapistët

Veterani i kundërzbulimit Daniel Lee paralajmëron se disa praktika terapeutike e izolojnë të rriturin nga familja, duke e lënë pa dëshmitarë të tjerë.