Ikonat bizantine në fokus të një konference në Muzeun e Luvrit

Ikonat bizantine ishin në qendër të vëmendjes në Muzeun e Luvrit, një prej tempujve më të mëdhenj të kulturës botërore, ku iu kushtua një mbrëmje e veçantë trashëgimisë kulturore orthodhokse të zhvilluar në Shqipërinë e sotme. Sipas ATSH, mbrëmja u organizua në kuadër të një konference për bashkëpunimin kulturor dhe shkencor mes Shqipërisë dhe Francës.

Pikënisja e diskutimit ishte ekspozita "Ikonat e Shqipërisë, thesare të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës", aktualisht e paraqitur në Muzeun e Arteve të Bukura të Chambéry-së. Nën titullin "Kur diplomacia ndërkombëtare frymëzon kërkimin shkencor", Nicolas Bousquet, drejtor i muzeve të Chambéry-së, tregoi historinë e kësaj ekspozite, të lindur nga binjakëzimi mes Korçës dhe Chambéry-së dhe nga bashkëpunimi i ngushtë me Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës. Maximilien Durand, drejtor i Departamentit të Arteve të Bizantit dhe të Krishterimeve të Lindjes në Muzeun e Luvrit, ofroi një rrugëtim në historinë e pikturës bizantine dhe pasbizantine në Shqipëri, duke ndriçuar pasurinë artistike të veprave dhe perspektivat shkencore të hapura nga bashkëpunimi me specialistët shqiptarë.

I pranishëm në takim, ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, shprehu nderin dhe emocionin që trashëgimia shqiptare, që në fakt është ajo e krishterë orthodhokse, vlerësohet dhe promovohet në Muzeun e Luvrit, duke përshëndetur të dy konferencierët. "Kur diplomacia krijon ura ndërmjet institucioneve dhe popujve, ajo bëhet gjithashtu burim frymëzimi për kërkimin shkencor, dijen dhe rizbulimin e trashëgimisë sonë të përbashkët evropiane", u shpreh ambasadori Tola. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar shprehu falënderime për Maximilien Durand dhe Nicolas Bousquet, si dhe për Françoise Mardrus, Drejtore e Studimeve Muzeale në Muzeun e Luvrit, për mikpritjen e kësaj etape të një aventure kulturore që lidh Shqipërinë, Francën dhe Evropën.

Siç kishte raportuar UGO, mbi 45 ikona të Muzeut Mesjetar të Korçës u ekspozuan për herë të parë në Francë, në kuadër të së njëjtës nismë kulturore që lidh Shqipërinë dhe Francën përmes trashëgimisë bizantine dhe pasbizantine.

Lexo gjithashtu

Ikonat bizantine në fokus të një konference në Muzeun e Luvrit

Ekspozita e ikonave të Korçës në Chambéry u bë pikënisje për një diskutim mbi trashëgiminë kulturore mes Shqipërisë dhe Francës.

Kisha Ortodokse përkujton Shën Evmeninin e Gortinës në Kretë

Episkopi i Gortinës njihet për mrekullitë, jetën asketike dhe udhëtimin drejt Egjiptit, ku fjeti pranë murgjve të mëdhenj.

Kisha kujton Shën Sofinë dhe bijat e saj Besa, Shpresa e Dashuria

Tradita e krishterë kujton martirizimin e Shën Sofisë dhe tri vajzave të saj, Besa, Shpresa dhe Dashuria, në kohën e perandorit romak Adrian.

Kisha kujton Dëshmoren e Madhe Efimia, martire nga Kalqedonia

Shenjtorja u martirizua nën perandorin Diokletian, pas torturash dhe hedhjes te egërsirat, dhe kremtohet çdo vit më 16 shtator.

Në Francë vendoset skulpturë e Krishtit me armë automatike

Artisti francez James Colomina instaloi një figurë të kuqe të Jezu Krishtit të kryqëzuar me dy pistoleta Uzi në duar, gjatë një festivali arti në Marsejë.

Shën Vissarioni, kryepeshkop i Larisës dhe ndërtues manastiresh e urash

Ai jetoi në shekullin XVI, themeloi Manastirin e Dusikut dhe u nderua si shenjtor pas vdekjes më 1540.