Lindja e Hyjlindëses u kremtua në Mitropolinë e Arushës, Tanzani

Në zemër të Tanzanisë, në Mitropolinë e Shenjtë të Arushës, festa e Lindjes së Hyjlindëses u kremtua me thjeshtësinë dhe besimin e thellë që karakterizojnë Kishën Ortodokse në Afrikë. Sipas Ieraapostoliki Stegi/ Streha Misionare, organizatë misionare që publikoi njoftimin mbi ngjarjen, ceremonia u zhvillua në një kontekst të thjeshtë por të mbushur me përkushtim shpirtëror.

Në fshatin Ipoasi, në Kishën e Shenjtë të Ungjillëzimit të Hyjlindëses, u celebrua Liturgjia Hyjnore me bekimin e Mitropolitit të Arushës, Zoti Agathonik, nga priftërinj të Mitropolisë që shërbejnë në Zonën Arkiepiskopale të Iringas. Himnet e Kishës u kënduan nga vullnetarë e vullnetare që shërbejnë si psaltë të zonës, ndërsa vullnetarë të tjerë përgatitën drekën e dashurisë që pasoi Liturgjinë, në kuadër të mensave sociale të Mitropolisë në rajon.

Dreka u ofrua nga një dhurues anonim, për prehjen e Dhimitrit dhe të afërmve të tjerë. Në Afrikë, siç theksohet në njoftim, një pjatë me ushqim nuk është thjesht një vakt, por një akt dashurie, ngushëllim dhe një dëshmi konkrete se askush nuk është vetëm. "Misioni nuk është vetëm transmetimi i fjalës së Zotit. Është prania e përditshme e Kishës pranë njeriut: Liturgjia Hyjnore, lutja, një pjatë ushqim, një buzëqeshje, një akt dashurie", thuhet në njoftimin e Strehës Misionare, e cila falënderoi dhuruesin anonim dhe uroi shëndet e bekim nga Zoti.

Nuk është hera e parë që Kisha Ortodokse në Afrikë është në vëmendje për ngjarje të rëndësishme kishtare; kohët e fundit vëmendja ra edhe mbi vendimin e Patriarkanës së Aleksandrisë për pezullimin e një mitropoliti afrikan, çka tregon dinamikën e brendshme të strukturave kishtare në kontinent.

Ieraapostoliki Stegi/Streha Misionare ftoi besimtarët të vazhdojnë të mbështesin veprën misionare, me qëllim që Ortodoksia të lulëzojë në Afrikë e gjithnjë e më shumë njerëz të njohin Krishtin dhe të drejtohen drejt shpëtimit.

ROYAL EDUCATION shpërndan materiale shkollore në Bregun e Fildishtë

Rreth 250 fëmijë morën pako të plota shkollore në shkollën fillore EPP Loukoukoffikro, në zonën Gabiadji, me bekimin e Mitropolitit të Akrës, Daniel.

Mitropoliti Nikolla takoi stafet e kampeve të Kishës në Elbasan

Në takim u bë përmbledhje e kampeve të verës dhe u diskutuan propozime për organizimin e kampeve të vitit të ardhshëm.

Sinodi i KOR kufizon daljet publike të klerikëve në internet

Teksti i ri i betimit ndalon deklaratat publike në emër të Kishës pa bekimin e hierarkisë.

Dumenko kritikon Patriarkanën e Jeruzalemit për mosnjohjen e KOU-së

Kreu i KOU-së shtetërore thotë se Kisha e Jeruzalemit mund të gabojë, ndërsa autori i materialit vëren një qëndrim tjetër ndaj Patriarkut të Kostandinopojës.

OKB dënon sulmin terrorist në një kishë në Jordani

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe kërkoi që përgjegjësit të çohen përpara drejtësisë.

Patriarkana e Antiokisë lutet për viktimat e sulmit terrorist në Jordani

Sinodi i Shenjtë shpreh ngushëllime për sulmin ndaj kishës së Shën Gjergjit në Karak, ku u vranë shtatë persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.