Patriarkana e Konstandinupojës shenjtëron gjashtë etër të Malit Athos
Kanonizimi i gjashtë etërve athonitë si shënjtorë. Foto:Orthodoxia News Agency
Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës së Kostandinopojës shenjtëroi gjashtë etër athonitë, shumica me origjinë rumune, të njohur për jetën e tyre shpirtërore në Malin Shenjt Athos. Sipas Orthodoxia News Agency, vendimi u mor më 29 gusht nën kryesinë e Patriarkut Ekumenik Bartolomeu.
Në listën e shenjtorëve të rinj u përfshinë katër etër me origjinë rumune – hieromonaku Nifon, murgu Nektar Protopsalti, hieromonaku Dionis Kolickiu dhe hieromonaku Petroni – si dhe hieromonaku Tikon Dukhovniku dhe murgu Gjergj Haxhigjeorgis. Pas përfundimit të mbledhjes së Sinodit, në Patriarkanë u zhvillua ceremonia zyrtare e kanonizimit. Gjatë kësaj ceremonie, Patriarku Bartolomeu dhe anëtarët e Sinodit nënshkruan aktet përkatëse patriarkale dhe sinodale, me anë të të cilave emrat e shenjtorëve të rinj u regjistruan zyrtarisht në listat kishtare.
Ndër figurat e nderuara bie në sy jerond Dionis Kolickiu, i cili mbërriti në Athos në vitin 1926 dhe u njoh si udhëheqës shpirtëror i respektuar. Po ashtu u shenjtërua jerondi Petroni, i cili që nga viti 1978 jetoi në Malin Shenjt dhe për shumë vite udhëhoqi skitin rumun të Shën Joan Pagëzorit, duke luajtur rol qendror në jetën shpirtërore të bashkësisë rumune athonite.
Siç kishte raportuar UGO, Patriarku Ekumenik Bartolomeu ka qenë pjesë e disa ngjarjeve kishtare solemne edhe javët e fundit.
Lexo gjithashtu
Ndahet nga jeta Thanas Beji, ish-drejtor i Liceut Kishtar në Gjirokastër
Ai shërbeu për vite me radhë si mësues Historie e Gjeografie dhe udhëhoqi Liceun Kishtar "Kryqi i Nderuar" pas vitit 2005, deri në daljen në pension.
Episkopi Jov: Varsanufi është martir në kuptimin e mirëfilltë të fjalës: ai është dëshmor (martir) i së vërtetës së Krishtit
Episkopi Jov i Shtutgartit (ROCOR) e quan martir murgun e vrarë dhe denoncon heshtjen e mediave ukrainase e gjermane rreth sulmit
Mitropoliti Nathanail kryeson Liturgjinë në Gjirokastër
Mitropoliti drejtoi Shërbesën e Mëngjesores dhe Liturgjinë Hyjnore në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", në praninë e klerit dhe besimtarëve.
Eurodeputet grek kërkon hetim të BE-së për vrasjen e murgut në Ukrainë
Emmanouil Fragkos i shkroi Kaja Kallas duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e murgut Varsonofi në Manastirin e Sviatohirskut më 23 gusht.
Mitropoliti Anastasi kryesoi meshën në Kishën e Vëllehëve në Korçë
Mitropoliti i Korçës kreu edhe shërbesën përkujtimore për At Dhimitër Verigën, priftin e parë të kishës dhe kontribuesin në ngritjen e saj pas monizmit.
Patriarkana e Konstandinupojës shenjtëron gjashtë etër të Malit Athos
Katër prej shenjtorëve të rinj kishin origjinë rumune dhe kaluan pjesën më të madhe të jetës në Malin Shenjt Athos.