Si ndikojmë tek të tjerët me mendimet tona

Si ndikojmë tek të tjerët me mendimet tona?

Brenda nesh ekziston një pjesë e shpirtit që quhet "Moralisti". Ky "Moralist", kur sheh dikë që del nga rruga, revoltohet, ndërsa shumë herë ai që gjykon ka të bëjë vetë me devijimin. Por nuk nevrikoset me veten e tij, por me tjetrin. Këtë gjë nuk e do Zoti. Thuhet në ungjill: "Ti që mëson tjetrin, veten tënde nuk e mëson? Ti që predikon të mos vidhet, vjedh?" Mund të mos vjedhim, por vrasim, flasim me ligësi për tjetrin dhe jo për veten tonë. Themi, p.sh.: "Duhet ta bëje kështu; nuk e bëre, na se ç'pësove!". Në të vërtetë, dëshirojmë që tjetri të pësojë keq.

Kur mendojmë të keqen, atëherë mundet që ajo të ndodhë me të vërtetë. Në një mënyrë misterioze dhe të padukshme zvogëlojmë fuqinë e tjetrit për të shkuar drejt së mirës; i bëjmë keq. Mund të bëhemi shkak që të sëmuret, të humbasë punën e tij, pasurinë e tij etj. Në këtë mënyrë nuk i bëjmë keq vetëm të afërmit tonë, por edhe vetes sonë, sepse largohemi nga hiri i Zotit.

Atëherë lutemi dhe nuk dëgjohemi. Kërkojmë e nuk marrim. Përse? A e kemi menduar ndonjëherë këtë? "Sepse kërkojmë gabim". Duhet të gjejmë mënyrën për të shëruar prirjen që kemi brenda nesh për të ndier dhe për të menduar me ligësi për tjetrin. Është e pamundur që dikush të thotë: "Ashtu si sillet filani, është e pamundur të mos dënohet nga Zoti" dhe të mendojë se e thotë pa ligësi. Është një çështje shumë delikate të gjykojë dikush nëse ka apo nuk ka ligësi. Nuk duket qartë. Është një gjë shumë e fshehtë se çfarë fsheh shpirti ynë dhe se si kjo mund të ndikojë te njerëzit dhe te gjërat.

Nuk ndodh e njëjta gjë nëse themi me shqetësim se tjetri nuk jeton mirë dhe lutemi që ta ndihmojë Zoti dhe t'i japë pendim, domethënë as nuk themi dhe as në thellësi të shpirtit nuk dëshirojmë që Zoti ta dënojë për ato që bën. Atëherë jo vetëm që nuk i bëjmë ligësi të afërmit, por i bëjmë mirë. Kur dikush uron të mirën për të afërmin e tij, një fuqi e mirë del prej tij dhe shkon te vëllai, e shëron dhe e ngjall.

Është mister se si del prej nesh kjo fuqi. Por, me të vërtetë, ai që ka brenda tij të mirën, ua dërgon fuqinë e tij të tjerëve në mënyrë të mistershme dhe të thjeshtë. U dërgon të afërmve dritë, e cila krijon një rreth mbrojtjeje rreth tyre dhe i ruan nga e keqja. Kur kemi për tjetrin një predispozitë të mirë dhe lutemi, e shërojmë vëllain tonë dhe e ndihmojmë të shkojë drejt Zotit.

Jeta dhe predikimet e Shën Porfirit Kavsokalivitit, fq. 439–441

Shën Porfiri: «Krishti është gjithçka»

Mësimet e asketit grek kujtojnë se dashuria për Krishtin sjell gëzim, dritë e paqe, larg hidhërimit dhe melankolisë së jetës.

Shpjegim i Dhjetë Urdhërimeve nga zëri i etërve

Teksti etëror nga Manastiri i Paraklitit në Oropos të Atikës shpjegon urdhërimet nga besimi te Trinia deri te ndalimi i lakmisë dhe nderimi i ikonave.

Shën Ignati Brjançaninovi: Kryqi i Krishtit dhe kryqi i çdo njeriu

Sipas mësimeve etërore, çdo njeri mbart kryqin e vet, i cili shndërrohet në Kryq të Krishtit përmes besimit dhe durimit.

Arkimandriti Sofroni Saharov mbi botën bashkëkohore dhe njeriun

Fragment nga letra 47 e librit «Letra në Rusi» të Arkimandrit Sofroni Saharov, botuar nga Manastiri i Shën Joan Pararendësit në Eseks.

Kryepiskopi në Tiranë: Çfarë mbjellin prindërit në zemrat e fëmijëve

Në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit, Kryepiskopi shpjegoi paravolinë e mbjellësit dhe përgjegjësinë e prindërve për fjalët që dëgjojnë fëmijët.

Predikim mbi paravolinë e mbjellësit

Teologu shqyrton katër kategoritë e «arave» ku bie fara e fjalës së Perëndisë dhe i fton besimtarët ta përpunojnë shpirtin brenda Kishës.