14 gusht: Kisha kujton Profetin Mikea dhe Markelin e Apamisë

Më 14 gusht, kalendari kishtar i Kishës Ortodokse përkujton Profetin Mikea, Kthimin e Kryqit, Hierodëshmorin Markeli i Apamisë dhe Dëshmorin Ursiki. Sipas sinaksarit të Kishës, kjo është dita e fundit e Kreshmës së Hyjlindëses Mari, periudhë përgatitore që mbyllet me festën e madhe të Fjetjes së Shën Marisë.

Profeti Mikea lindi në qytezën Moresheth Gadh, në jugperëndim të Jerusalemit, dhe njihet si i treti nga Dymbëdhjetë profetët "e vegjël" të Dhiatës së Vjetër. Ai profetizoi midis viteve 737-715 para Krishtit, në kohën e mbretërve Joatham, Ahaz dhe Ezekia, dhe ishte bashkëkohës i profetit Isaia. Vepra e tij kritikon padrejtësitë shoqërore dhe korrupsionin, ndërsa paralajmëron dënimin, por edhe shpëtimin që do të sjellë Mesia. Në kapitullin 5:1-3, Mikea përcakton Bethlehemin si vendlindjen e Krishtit, profeci që cilohet edhe në Ungjillin e Mateut.

Hierodëshmori Markeli i Apamisë rridhte nga një familje e krishterë e Qipros dhe u zgjodh episkop i Apamisë, metropolit i Sirisë së dytë, pas fjetjes së episkopit të lumur Joan. Në kohën e perandorit Theodhos, kur u dekretua shkatërrimi i tempujve paganë, Markeli shkatërroi vetë disa tempuj idhujtarë dhe i zëvendësoi me kisha. Kur u përpoq të shkatërronte tempullin e Jupiterit dhe më vonë atë të Avlonës, disa paganë e sulmuan dhe e hodhën në një furrë të ndezur, ku dorëzoi shpirtin te Perëndia si martir i besimit.

Siç kishte raportuar UGO në rubrikën e përditshme kushtuar shenjtorëve, kalendari kishtar sjell çdo ditë përkujtimin e figurave të shenjta të traditës ortodokse

.

Emri "Mikea" në hebraisht do të thotë "kush është si Perëndia?", ndërsa vepra e profetit vazhdon të konsiderohet një nga referencat kryesore biblike për vendlindjen e Krishtit dhe universalitetin e mesazhit hyjnor drejtuar të gjithë kombeve.

 

 

Shën Porfiri: «Krishti është gjithçka»

Mësimet e asketit grek kujtojnë se dashuria për Krishtin sjell gëzim, dritë e paqe, larg hidhërimit dhe melankolisë së jetës.

Shpjegim i Dhjetë Urdhërimeve nga zëri i etërve

Teksti etëror nga Manastiri i Paraklitit në Oropos të Atikës shpjegon urdhërimet nga besimi te Trinia deri te ndalimi i lakmisë dhe nderimi i ikonave.

Shën Ignati Brjançaninovi: Kryqi i Krishtit dhe kryqi i çdo njeriu

Sipas mësimeve etërore, çdo njeri mbart kryqin e vet, i cili shndërrohet në Kryq të Krishtit përmes besimit dhe durimit.

Arkimandriti Sofroni Saharov mbi botën bashkëkohore dhe njeriun

Fragment nga letra 47 e librit «Letra në Rusi» të Arkimandrit Sofroni Saharov, botuar nga Manastiri i Shën Joan Pararendësit në Eseks.

Kryepiskopi në Tiranë: Çfarë mbjellin prindërit në zemrat e fëmijëve

Në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit, Kryepiskopi shpjegoi paravolinë e mbjellësit dhe përgjegjësinë e prindërve për fjalët që dëgjojnë fëmijët.

Predikim mbi paravolinë e mbjellësit

Teologu shqyrton katër kategoritë e «arave» ku bie fara e fjalës së Perëndisë dhe i fton besimtarët ta përpunojnë shpirtin brenda Kishës.