Përfundon faza e parë e restaurimit të kishës në Mbrezhdan pranë Këlcyrës
Gjëndja Aktuale në Kishën e Mbrezhdanit në Këlcyrë
Kisha e fshatit Mbrezhdan, pranë qytetit të Këlcyrës, ka përfunduar fazën e parë të punimeve restauruese, nën kujdesin e klerikut të Mitropolisë së Gjirokastrës, Protopresviter At Emiliano Lito. Sipas njoftimit të Mitropolisë së Gjirokastrës, është rindërtuar çatia e dhomës së grave, e cila ishte dëmtuar rëndë dhe ishte shembur tërësisht.
Punimet janë realizuar me shumë përkushtim dhe falë kontributit të dhuruesve, siç bëri me dije At Emiliano. Gjatë javës së ardhshme do të vijojnë punimet për vendosjen e tavanit të dhomës së grave, si dhe lyerja e pjesës së brendshme të kishës. Tavani dhe lyerja janë një dhuratë e një biri anonim të Mbrezhdanit, që i përket fisit Tralo, i cili me këtë gjest bujar dëshmon edhe një herë dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj kishës dhe vendlindjes.
At Emiliano informoi gjithashtu se pas përfundimit të këtyre punimeve, do të vijohet me rregullimin e pjesës tjetër të çatisë, atje ku ka pësuar dëmtime dhe ka nevojë për ndërhyrje. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë dhuruesit dhe kontribuesit, të cilët vazhdojnë të mbështesin me dashuri dhe bujari kishën e fshatit të tyre. Çdo kontribut, i madh apo i vogël, është një ndihmë e çmuar për ruajtjen dhe rikthimin në gjendje të mirë të këtij tempulli, pjesë e historisë dhe identitetit të komunitetit orthodhoks të Mbrezhdanit.
Për transparencë të plotë, të gjitha dhurimet janë të dokumentuara me faturat përkatëse në fletoren e Kishës, ndërsa edhe të gjitha shpenzimet për punimet janë të dokumentuara me faturat përkatëse të firmës që po kryen punimet. Mitropolia falënderon të gjithë ata që po bëhen pjesë e këtij përkushtimi të përbashkët për të restauruar tempullin, ndërsa kushdo që dëshiron të dhurojë mund të kontaktojë drejtpërdrejt me At Emilianon.
Nuk është hera e parë që Mitropolia e Gjirokastrës mbështet jetën kishtare dhe komunitare në rajon; kohët e fundit UGO kishte raportuar edhe mbi mbylljen e kampeve verore për fëmijë të organizuara nga eparhia .
Lexo gjithashtu
Mëshira e Perëndisë
Predikimi ndalet te vargu i Hyjlindëses dhe lidh mëshirën hyjnore me frikën e Perëndisë, pendimin dhe zbatimin e porosive të Tij.
Episkopi i Aleksandrisë kërkoi largimin e KPR-së nga Afrika
Hierarku i Bukobës dhe Tanzanisë Perëndimore, Hrisostomi, akuzoi Patriarkanën e Moskës për ndarje kishtare dhe joshje të klerit me para.
KORJR themelon institut të ri teologjik rusishtfolës në Evropë
Kurset përgatitore të gjuhës ruse do të nisin online në shtator 2026, ndërsa instituti dhe seminari i ri pritet të hapen në vjeshtën e vitit 2027.
Hapet regjistrimi për semestrin e vjeshtës 2026 në muzikën bizantine.
Shkolla online e muzikës kishtare e Kryedioqezës Antiokiane nis mësimet më 7 shtator dhe shton një kurs të ri për leximin e notacionit perëndimor.
Samjuel Lids premton mbrojtje ligjore për predikuesit në Britani
Milioneri britanik tha se do të financojë me mjetet e veta mbrojtjen e të krishterëve që përballen me policinë për predikimin publik të Ungjillit.
Qiproja ndau fonde për bashkësitë e krishtera në Lindjen e Mesme
Ndihma përfshin Sirinë, Jordaninë dhe Gazën, me fonde për riparime, shkolla, klinika dhe mbështetje për manastire e famulli.