Liturgji e parë në kishën e re të Shën Marinës në Qorez, Shpat
Festa e Dëshmores së Madhe Shën Marina u kremtua me devocion të veçantë në Qorez, Gjinar, Shpat, sipas kalendarit të vjetër kishtar. Sipas Mitropolisë së Shenjtë të Elbasanit, kremtimi i sivjetshëm shënoi një ngjarje të veçantë, pasi për herë të parë u kremtua Liturgjia Hyjnore në kishën e re, të ndërtuar dhe dhuruar nga vëllezërit Besnik dhe Gramoz Panxhi.
Në kremtim mori pjesë Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Hirësia e Tij Andoni, i shoqëruar nga Atë Jani Ranxha, Atë Sotir Toçi, Atë Andrea Ranxha dhe Dhjakon Martin Ziu. Besimtarë të shumtë të zonës morën pjesë me devocion në Liturgjinë Hyjnore, duke nderuar kujtimin e dëshmores së lavdishme të Krishtit. Në fjalën e tij, Hirësia Andoni theksoi se Shën Marina, edhe pse në moshë të re, mbeti e patundur në besimin e saj, duke përballuar me guxim sprovat dhe mundimet për dashurinë ndaj Krishtit.
Mitropoliti i nxiti besimtarët që ta kenë jetën e shenjtores frymëzim për të dëshmuar besimin me qëndrueshmëri, dashuri dhe besnikëri në çdo rrethanë të jetës. Ai u shpreh falënderues ndaj vëllezërve Panxhi për dhuratën e çmuar për Kishën dhe komunitetin, duke uruar që Zoti, me ndërmjetësimet e Shën Marinës, t'i bekojë ata dhe familjet e tyre me shëndet, paqe dhe çdo të mirë.
Kjo nuk është hera e parë që në rrethin e Shpatit ndërtohen apo restaurohen kisha me kontributin e besimtarëve; kohët e fundit vëmendja ra edhe mbi
, tregues i vazhdueshëm i angazhimit të komunitetit ortodoks të zonës për ruajtjen dhe ngritjen e vendeve të shenjta.
Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit i uroi të gjithë besimtarëve "Gëzuar dhe për shumë vjet!" me rastin e kësaj feste.
Lexo gjithashtu
Zbulohet rrjet tunelesh 9 km nën Shën Sofian në Stamboll
Ministri turk i Kulturës thotë se disa pjesë të tuneleve janë të bllokuara nga rrëzime dhe hapja për vizitorë do të vlerësohet pas përfundimit të punimeve.
Patriarku Bartolomeu feston ditën e emrit të Nikitasit në Londër
Kryepeshkopi i Britanisë së Madhe u urua nga Patriarku Ekumenik në Katedralen e Shën Sofisë së Zotit në Bayswater, Londër.
Patriarku Ekumenik Vartholomeu nderohet doktor honoris causa në Chichester
Universiteti anglez i akordoi Patriarkut titullin gjatë ceremonisë së diplomave në Katedralen Anglikane të qytetit.
Kryeministri shqiptar Edi Rama viziton Malin e Shenjtë Athos
Rama qëndroi një natë në Manastirin e Vatopedit, ku u prit nga igumeni Efrem Vatopedinos dhe u shpreh i mahnitur nga arkitektura dhe afresket e shenjta.
Arkimandriti Gabriel (Bunge): Murgu i vrarë në Sviatohirsk është dëshmor
Arkimandriti Gabriel (Bunge) rrëfen për vrasjen e murgut Varsanufi në Lavrën e Sviatohirskut dhe përndjekjen e Kishës Ortodokse Ukrainase.
Papa Leo XIV miraton dokument të ri për dialogun ndërfetar
Dokumenti i përbashkët i tri dikasterive vatikanase thërret për një «etikë të re dialogu» 60 vjet pas deklaratës Nostra Aetate.