Kisha kujton sot Shën Vladimirin e Madh, pagëzuesin e Kievit

Kisha Ortodokse kujton sot figurën e Vladimirit të Madh të Kievit, princi që solli krishterimin te populli i Rusisë me qëndër Kievin në fund të shekullit X. Sipas kalendarit dhe traditës kishtare, ai u pagëzua në qytetin e Kersonit të Krimesë dhe më pas urdhëroi pagëzimin masiv të banorëve të Kievit në ujërat e lumit Dnieper.
Para se të përqafonte Krishterimin, Vladimiri ishte një monark idhujtar dhe luftëdashës, i cili kishte ngritur një tempull kushtuar perëndisë Perun, ku bëheshin edhe flijime njerëzore. Sipas rrëfimit, të dërguarit e tij që vizituan kishën e Shën Sofisë në Kostandinopojë u mahnitën nga Liturgjia hyjnore, duke raportuar se "nuk e dinim nëse ishim në qiell apo në tokë". Kjo përshtypje e bindi princin të kërkonte pagëzimin dhe dorën e princeshës bizantine Ana Porfirogjenës, motra e perandorit Vasili II, në këmbim të ndihmës ushtarake kundër një rebelimi të brendshëm.
Pas kthimit në Kiev, Vladimiri urdhëroi rrëzimin e idhujve, duke përfshirë statujën e Perunit, e cila u lidh pas bishtit të kuajve dhe u hodh në lumin Dnieper para syve të gjithë popullit. Ai ndërtoi kisha të reja, mes tyre atë kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, themeloi shkolla për të mësuar popullin dhe dërgoi misionarë për të përhapur besimin në gjuhën sllave. Kievi u bë selia e një mitropolie që varej nga Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës.
Vladimiri vdiq më 15 korrik 1015, pas sëmundjeje të rëndë, ndërsa lipsanet e tij u fshehën gjatë pushtimit mongol dhe u gjetën vetëm më 1631. Sot pjesë të tyre ruhen në Manastirin e Shpellave të Kievit, në katedralen e Fjetjes në Moskë dhe në vende të tjera të shenjta të Rusisë.
Kievi mbetet edhe sot një qendër me peshë të veçantë kishtare, siç dëshmohet edhe nga përpjekjet bashkëkohore për ruajtjen e trashëgimisë ortodokse në qytet.
Lexo gjithashtu
Shën Porfiri: «Krishti është gjithçka»
Mësimet e asketit grek kujtojnë se dashuria për Krishtin sjell gëzim, dritë e paqe, larg hidhërimit dhe melankolisë së jetës.
Shpjegim i Dhjetë Urdhërimeve nga zëri i etërve
Teksti etëror nga Manastiri i Paraklitit në Oropos të Atikës shpjegon urdhërimet nga besimi te Trinia deri te ndalimi i lakmisë dhe nderimi i ikonave.
Shën Ignati Brjançaninovi: Kryqi i Krishtit dhe kryqi i çdo njeriu
Sipas mësimeve etërore, çdo njeri mbart kryqin e vet, i cili shndërrohet në Kryq të Krishtit përmes besimit dhe durimit.
Arkimandriti Sofroni Saharov mbi botën bashkëkohore dhe njeriun
Fragment nga letra 47 e librit «Letra në Rusi» të Arkimandrit Sofroni Saharov, botuar nga Manastiri i Shën Joan Pararendësit në Eseks.
Kryepiskopi në Tiranë: Çfarë mbjellin prindërit në zemrat e fëmijëve
Në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit, Kryepiskopi shpjegoi paravolinë e mbjellësit dhe përgjegjësinë e prindërve për fjalët që dëgjojnë fëmijët.
Predikim mbi paravolinë e mbjellësit
Teologu shqyrton katër kategoritë e «arave» ku bie fara e fjalës së Perëndisë dhe i fton besimtarët ta përpunojnë shpirtin brenda Kishës.