Në Berat u kremtua Mbrëmësorja e Shën Nikodhimit

Mitropoliti i Beratit Hirësi Asti iu falet lipsaneve të shenjta të Shën NIkodhimit. Foto Mitropolia e Shenjtë e Beratit

Mitropoliti i Beratit Hirësi Asti iu falet lipsaneve të shenjta të Shën NIkodhimit. Foto Mitropolia e Shenjtë e Beratit

Në Kishën e Shën Mëhillit në Berat u kremtua Mbrëmësorja e Shën Nikodhimit, dëshmorit të ri që lidhet ngushtë me këtë qytet dhe me kujtesën e krishterë të krahinës.

Shërbesa u drejtua nga Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësia e Tij Imzot Asti, me pjesëmarrjen e klerikëve dhe besimtarëve.

Gjatë Mbrëmësores u krye edhe litania e lipsanit të shenjtë të Shën Nikodhimit. Besimtarët patën mundësinë të nderonin me përkushtim shenjtorin, i cili me pendimin dhe martirizimin e tij u bë dëshmi e gjallë e fuqisë së mëshirës së Perëndisë.

Shën Nikodhimi lindi në Vithkuq të Korçës, nga prindër shpresëtarë. Më vonë u vendos në Berat, ku punonte si rrobaqepës. Pas një periudhe të dhimbshme largimi nga besimi, ai erdhi në pendim në Malin e Shenjtë dhe u qeth murg me emrin Nikodhim.

Pas viteve të kreshmës, lotëve dhe pendimit, ai u kthye në Berat për të rrëfyer Krishtin përpara njerëzve. Atje u kap, u torturua dhe, duke qëndruar i palëkundur në besim, pranoi martirizimin.

Kujtimi i Shën Nikodhimit ka rëndësi të veçantë për Beratin. Sipas traditës, qëndresa e tij ndikoi edhe te banorët e zonës së Shpiragut, të cilët, pasi panë heroizmin e dëshmorit, u forcuan në besimin e krishterë.

Mbrëmësorja në Kishën e Shën Mëhillit ishte një rast lutjeje, përkujtimi dhe nderimi për këtë shenjtor të pendimit, kthimit dhe dëshmisë së guximshme për Krishtin.

Shën Nikodhimi u kujton besimtarëve se asnjë rënie nuk është më e madhe se mëshira e Perëndisë, kur njeriu kthehet me pendim të sinqertë dhe me besnikëri ndaj Krishtit.

Teksti UGO.

Burimi i fotove Mitropolia e Shenjtë e Beratit.

 

Princi i kurorës së Bahreinit priti kreun e Kishës Ortodokse Indiane

Takimi në pallatin Gudaibiya iu kushtua tolerancës fetare, respektit të ndërsjellë dhe bashkëjetesës së bashkësive të ndryshme fetare.

Patriarku Teodori II kremtoi 22 vjet nga zgjedhja në Aleksandri

Në synodin e 8 tetorit patriarku paraqiti rezultatet e shërbesës dhe ndërtimin e një spitali të ri nëntëkatësh në Aleksandri.

Kisha e varrezës ortodokse në Japoni vendos ikonostasin dhe ikonat

Famullia ortodokse rumune e Tokios fton besimtarët më 1 nëntor në shërbesat e para në kishën që po ndërtohet në Minami Alps, në prefekturën Yamanashi.

Parlamenti Europian kërkon shqyrtimin e rrjeteve të Vëllazërisë Myslimane

Rezoluta u miratua në Strasburg me 381 vota pro, 167 kundër dhe 15 abstenime, ndërsa listimi terrorist mbetet kompetencë e Këshillit të BE-së.

Ahmet Dursun kujton Kryepeshkopin Anastas Janullatos në një postim personal në Facebook

Shkrimtari me origjinë shqiptare nga Turqia rrëfen se shembulli i Kryepeshkopit të ndjerë e ndihmoi të përballonte vështirësitë e jetës në Shqipëri.

Patriarku Porfirije paralajmëron për të krishterët në Tokën e Shenjtë

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe i dërgoi letër Ramzi Khouryt, kryetarit të Komitetit Presidencial të Lartë të Palestinës për Çështjet Kishtare.