Kisha Ortodokse feston sot kujtimin e Hierodëshmorit Asti të Durrësit

Kisha Ortodokse kujton sot shenjtorët e ditës, mes të cilëve edhe Hierodëshmorin Asti, Episkop i Durrësit, martirizuar në fund të shekullit I pas Krishtit. Sipas kalendarit kishtar ortodoks, kremtimi bie më 6 korrik, ditë kur Kisha përkujton njëkohësisht Oshënarin Sisoi dhe dëshmorët Luçia, Riksi, Oroni dhe Dioni.

Asti ishte Episkop i Durrësit rreth vitit 98, kohë kur Perandori Trajan përtëriti dekretin e persekutimit të të krishterëve në gjithë Perandorinë Romake. Ai u arrestua nga paria e qytetit dhe, pasi refuzoi t'u bënte therore idhujve, u dorëzua te qeveritari Agrikola. Ky u përpoq ta detyronte të mohonte Krishtin, fillimisht me bindje e më pas me tortura, duke e rrahur me kamxhikë me sfera plumbi. Meqenëse Asti mbeti i patundur në besim, u lye me mjaltë dhe u kryqëzua mbi dru pranë mureve të qytetit, ku ndërroi jetë i pickuar nga grerëzat nën diellin e verës. Të krishterët e qytetit morën lipsanin e tij dhe ndërtuan një kishë mbi vendin e varrimit.

Po atë ditë dhanë jetën edhe shtatë besimtarë të tjerë nga Italia, të cilët kishin ardhur në Durrës për t'i shpëtuar persekutimit dhe, pasi lumëruan qëndresën e Astit, u pranuan gjithashtu si të krishterë e u mbytën në detin Adriatik. Rreth 70 vjet më vonë, lipsanet e tyre iu shfaqën në ëndërr Kryepiskopit të Aleksandrisë, i cili i gjeti të futura në rërë dhe ndërtoi një kishë të vogël në nder të tyre. Për Hierodëshmorin Asti janë hartuar dy shërbesa kishtare me himne: e para nga Josif Himnografi në shekullin IX, e dyta e shkruar në vitin 1918 nga Mitropoliti i Durrësit, Jakovi, dhe miratuar nga Sinodi i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës më 30 korrik 1918, me nënshkrimin e Patriark Gjermanit.

Besimi tek Shën Astit ka kaluar kufijtë e Durrësit, duke u përmendur dhe pikturuar në afreske të kishave në Ohër, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Greqi e Itali. Në qytetin e Durrësit, në nderim të tij janë ngritur disa kisha përgjatë shekujve, përfshirë katedralen e shekujve XIII-XIV, atë të Spitallës në vitin 1917 dhe një tjetër pranë portit, ndërtuar në vitin 2002 nga Kryepiskopi Anastas. Mitropoliti Jakovi shkruante se priftërinjtë e qytetit u porositën t'u vinin fëmijëve të sapopagëzuar emrin e shenjtit, shenjë e nderimit të thellë që Durrësi ka ruajtur ndaj tij deri në ditët e sotme.

UGO boton çdo ditë kalendarin e shenjtorëve ortodoksë; kohët e fundit ishte publikuar edhe

, pjesë e të njëjtës rubrikë përkujtimore.

Shën Porfiri: «Krishti është gjithçka»

Mësimet e asketit grek kujtojnë se dashuria për Krishtin sjell gëzim, dritë e paqe, larg hidhërimit dhe melankolisë së jetës.

Shpjegim i Dhjetë Urdhërimeve nga zëri i etërve

Teksti etëror nga Manastiri i Paraklitit në Oropos të Atikës shpjegon urdhërimet nga besimi te Trinia deri te ndalimi i lakmisë dhe nderimi i ikonave.

Shën Ignati Brjançaninovi: Kryqi i Krishtit dhe kryqi i çdo njeriu

Sipas mësimeve etërore, çdo njeri mbart kryqin e vet, i cili shndërrohet në Kryq të Krishtit përmes besimit dhe durimit.

Arkimandriti Sofroni Saharov mbi botën bashkëkohore dhe njeriun

Fragment nga letra 47 e librit «Letra në Rusi» të Arkimandrit Sofroni Saharov, botuar nga Manastiri i Shën Joan Pararendësit në Eseks.

Kryepiskopi në Tiranë: Çfarë mbjellin prindërit në zemrat e fëmijëve

Në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit, Kryepiskopi shpjegoi paravolinë e mbjellësit dhe përgjegjësinë e prindërve për fjalët që dëgjojnë fëmijët.

Predikim mbi paravolinë e mbjellësit

Teologu shqyrton katër kategoritë e «arave» ku bie fara e fjalës së Perëndisë dhe i fton besimtarët ta përpunojnë shpirtin brenda Kishës.