Pentikostia u kremtua në Mitropolinë e Korçës

Mitropoliti i Korçës Hirësia e TIj imzot Anastasi gjatë shërbesës së mbrëmësores. Foto UGO

Mitropoliti i Korçës Hirësia e TIj imzot Anastasi gjatë shërbesës së mbrëmësores. Foto UGO

Në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës u kremtua sot me madhështi e kremtja e madhe e Pentikostisë, dita kur Kisha kujton zbritjen e Shpirtit të Shenjtë mbi Apostujt.

Në të gjitha kishat e Mitropolisë u krye Liturgjia Hyjnore e kësaj dite, me pjesëmarrjen e shumë besimtarëve, të cilët u bashkuan në lutje dhe falënderim për dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Pentikostia kremtohet pesëdhjetë ditë pas Pashkës. Sipas librit të Veprave të Apostujve, ndërsa nxënësit e Krishtit ishin të mbledhur së bashku në Jerusalem, Shpirti i Shenjtë zbriti mbi ta në formën e gjuhëve të zjarrta. Pas kësaj, Apostujt filluan të predikonin me guxim Ungjillin e Krishtit dhe shumë njerëz pranuan besimin.

Për këtë arsye, Pentikostia njihet si dita e lindjes dhe themelimit të Kishës. Ajo shënon fillimin e misionit apostolik në botë dhe shpalljen e hapur të Ungjillit për të gjithë popujt.

Pas Liturgjisë Hyjnore u krye edhe Mbrëmësorja e Shpirtit të Shenjtë, e cila lidhet me të kremten e së hënës pas Pentikostisë. Gjatë kësaj shërbese lexohen lutjet e veçanta gjatë të cilave besimtarët qëndrojnë të gjunjëzuar dhe  Kisha në këtë mënyrë i drejtohet Perëndisë për mëshirë, ndriçim, falje dhe forcim shpirtëror.

Besimtarët morën pjesë me përkushtim në këto lutje, duke iu lutur Zotit që të mëshirojë, të ndihmojë dhe të udhëheqë jetën e tyre në dritën e Shpirtit të Shenjtë.

Pentikostia i kujton çdo të krishteri se Kisha nuk është vetëm bashkësi njerëzore, por trup i gjallë i Krishtit, i udhëhequr dhe i ndriçuar nga Shpirti i Shenjtë.

Fotot: Momente nga Mesha Hyjnore dhe Mbrëmësorja në Katedralen Ngjallja e Krishtit UGO / Mitropolia e Shenjtë e Korçës.

Niset transmetimi i parë televiziv i krishterë drejt Afganistanit

Kanali satelitor Mozhda TV transmeton programe në gjuhët dari dhe pashto për të arritur besimtarët e fshehur nën sundimin e talibanëve.

Patriarku Shio III uroi Akademinë e Shkencave për 85-vjetorin

Kreu i Kishës Ortodokse të Gjeorgjisë theksoi bashkëpunimin mes besimit dhe shkencës dhe rolin e manastireve gjeorgjiane në trashëgiminë shkencore.

Patriarku Theofil III flet për krizën humanitare në Tokën e Shenjtë

Në intervistë për gazetën greke To Vima, Theofil III foli për largimin e të krishterëve, sulmet e kolonëve dhe mbrojtjen e vendeve të shenjta në Jerusalem.

Juristët e Parlamentit: projektligjet për kishat ortodokse janë antikushtetuese

Sipas vlerësimit të administratës parlamentare, dorëzimi i pesë objekteve në Patriarkanën e Kostandinopojës cenon disa nene të Kushtetutës së Lituanisë.

Samiti i të rinjve antiokianë mblodhi 81 pjesëmarrës në Pensilvani

Takimi i organizuar nga Departamenti i Shërbesës për të Rinjtë u zhvillua me temën “Të udhëzuar nga Zoti, duke formuar botën” dhe përfundoi me Liturgji Hierarkike.

Mitropoliti Bogolep komentoi iniciativat e Vartholomeut për katolikët

Hierarku i UOC theksoi se uniteti i Kishës është i mundur vetëm në unitetin e së vërtetës, ndërsa dogmat e ndryshme nuk mund të anashkalohen me marrëveshje.