Prifti që ra kambanën ditën kur u ndalua feja

Figura e papa Kosta Lambit, i njohur edhe si Dini, mbetet e lidhur me kujtesën e Manastirit të Shën Triadhës në Pepel dhe me vitet e vështira kur feja u ndalua në Shqipëri.

Ai ishte igumeni i fundit i këtij manastiri. Për ata që patën fatin ta njihnin, kujtimi i tij zgjon ende respekt, mall dhe mirënjohje.

Në fillim të viti 1967, me vendim të regjimit komunist, jeta fetare u ndalua në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ishte një nga momentet më të rënda për Kishën dhe për të gjitha komunitetet fetare në vend.

Atë ditë papa Kosta i ra për herë të fundit kambanës së manastirit. Kur autoritetet e pyetën pse po e binte kambanën, ai u përgjigj me fjalë që mbetën në kujtesë:
“Që ta dëgjojë Zoti se këtu vdiq feja.”

Kjo fjali përmbledh dhimbjen e një brezi të tërë besimtarësh, të cilët panë mbylljen e kishave, shkatërrimin e jetës kishtare dhe heshtjen e detyruar të kambanave.

Në fund të vitit 1967, pas shërbimit ushtarak, një bashkëfshatar e takoi për herë të parë këtë prift. Atëherë papa Kosta ishte i rruar, si shumë klerikë të tjerë që u detyruan të hiqnin rason dhe shenjat e jashtme të priftërisë.

Ai vinte në fshat dhe qëndronte te motra e tij, e ndjera Stamatia. Edhe në ato vite frike, nuk e braktisi plotësisht misionin e tij. Në mënyrë të fshehtë kryente pagëzime dhe kurorëzime, duke rrezikuar përballjen me organet e Partisë dhe të Sigurimit.

Këto shërbesa kryheshin me kujdes të madh. Nëse zbuloheshin, pasojat për të dhe për familjet pjesëmarrëse mund të ishin shumë të rënda.

Ata që e njohën e kujtojnë si njeri me kulturë të lartë, urtësi dhe humor të bukur. Ai nuk ishte vetëm prift, por edhe mësues i heshtur i njerëzve që e rrethonin.

Nga bisedat me të, shumë banorë mësuan jo vetëm për besimin, por edhe për jetën, durimin, dinjitetin dhe mënyrën se si njeriu mund ta ruajë shpirtin të lirë edhe në kohë shtypjeje.

Papa Kosta Llambi i përket atij brezi klerikësh që mbajtën gjallë kujtesën e Kishës në një periudhë kur çdo shenjë besimi përndiqej. Ata nuk mund të shërbenin hapur, por vazhdonin të mbillnin besim në heshtje.

Kujtimi i tij është pjesë e historisë së Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe e kujtesës së dhimbshme të popullit tonë gjatë monizmit.

I përjetshëm kujtimi i tij.

Burimi: Me info nga Giorgos Thomas

12 të rinj nga Gjermania, Austria e Rumania pelegrinë në Malin Athos

Grupi, i shoqëruar nga hieromonku Athanasie Ulea, vizitoi manastiret Vatopedhi, Iviron dhe Lavra e Madhe gjatë pelegrinazhit më 17–22 tetor.

Misioni i ri ortodoks rumun hapet në Francën veriore

Liturgjitë do të kryhen në kishën Saint-Martin në Lamécourt, pranë Clermont-de-l’Oise, për komunitetet rumune në Beauvais, Compiègne dhe Creil.

Patriarku Ekumenik Bartolomeu la lule në varrin e Papës Françesku në Romë

Në bazilikën Santa Maria Maggiore, Patriarku u lut para ikonës bizantine të Zonjës Hyjlindëse Salus Populi Romani.

Farantouris i kërkon BE-së strategji për mbrojtjen e të krishterëve

Eurodeputeti grek i ka dërguar Kaja Kallas një pyetje me shkrim pas sulmeve ndaj ortodoksëve në Etiopi, Jordani dhe Siri.

Vasiliada, qyteti i dashurisë së Shën Vasilit të Madh në Qesari

Kryepiskopi i Qesarisë ngriti në shekullin IV një kompleks bamirësie me kishë, spitale dhe strehimore për të varfër e të sëmurë.

Anthim Çaço nga Korça u zgjodh Patriark Ekumenik

Nga Mitropolia e Korçës në Patriarkanën Ekumenike