Shën Mihail Omologjiti, episkopi që mbrojti ikonat e shenjta

Shën Mihail Omologjiti, episkop i Sinadës, jetoi në kohën e perandorit Leon Armenit, rreth vitit 814 pas Krishtit.
Ai ishte biri i vetëm i prindërve të pasur dhe vinte nga Sinada e Frigjisë. Që në rini u formua me kujdes në dijet teologjike dhe më pas shkoi në Konstandinopojë. Atje u lidh shpirtërisht me një njeri të shenjtë, Theofilaktin.
Të dy së bashku u vendosën në një manastir pranë Detit të Zi, të themeluar nga Patriarku Taras. Patriarku, duke parë ndriçimin hyjnor dhe jetën e shenjtë të dy burrave, i dorëzoi priftërinj.
Më vonë, Theofilaktin e vendosi episkop të Nikomedisë, ndërsa Mihailin episkop të Sinadës. Në këtë shërbesë të re, Shën Mihaili shkëlqeu shpirtërisht si një qytet i ndritshëm i vendosur mbi mal.
Ai ishte mbrojtës i fortë i besimit orthodhoks dhe predikonte rregullisht fjalën e Perëndisë. Me vigjilencë baritore ruante dogmën e drejtë nga mësimet heretike dhe u dallua për dashurinë e tij ndaj njerëzve, duke ndihmuar të varfrit dhe të sëmurët e grigjës së tij.
Kur perandori Leon Armeni nisi persekutimin kundër ikonave të shenjta, Shën Mihaili u ngrit me guxim kundër kësaj veprimtarie të padrejtë. Ai nuk pranoi të heshtte përpara sulmit ndaj traditës së shenjtë të Kishës dhe mbrojti me qëndrueshmëri nderimin e ikonave.
Për këtë arsye, perandori e burgosi në një fortesë të quajtur Evdokia. Por edhe atje, Shën Mihaili nuk pushoi së mësuari të vërtetën. Prandaj e transferuan nga një burg në tjetrin, duke e munduar me vuajtje dhe privime të shumta.
Në fund, i lodhur nga torturat dhe mundimet, ai ia dorëzoi shpirtin Zotit si “ushtar i mirë i Jisu Krishtit”.
Kisha e nderon Shën Mihailin si omologjit, sepse ai dëshmoi me guxim besimin e drejtë në kohë përndjekjeje. Kujtimi i tij na kujton se e vërteta e Kishës nuk mbrohet vetëm me fjalë, por edhe me qëndresë, sakrificë dhe besnikëri deri në fund.
Koka e shenjtë e Shën Mihailit ruhet si thesar në Manastirin e Madh të Lavrës në Malin e Shenjtë, ku u dorëzua me krisobul nga perandorët Vasili dhe Kostandin.
Lexo gjithashtu
Gjashtë punët e përditshme të çdo besimtari
Një tregim i lashtë i etërve të shkretëtirës tregon luftën e përditshme të murgut kundër shqisave dhe pasioneve të shpirtit.
Kisha kujton Oshënarin dëshmor Ignatin nga Kiosi
Shenjtori u mërgua nga mbreti Leon III Isauri për mbrojtjen e ikonave të shenjta dhe fjeti në Zotin më 8 tetor në një ishull midis Mitilinës dhe Tenedosit.
Bariu që shkoi në Parajsë: tregim mësimdhënës
Tregimi rrëfen udhëtimin e barit të thjeshtë Mjekërziu drejt Perëndisë, sipas librit «Dashuruesit e Parajsës» të P. M. Sotirhut.
Kisha kujton dëshmorët Sergji e Baku dhe hierodëshmorin Polikron
Sipas jetëshkrimit, dy oficerët e perandorit Maksimian nuk iu bindën urdhrit për flijime pagane dhe pësuan martirizimin.
Ati Kirill Amir nga Pakistani tregon rrugën drejt priftërisë ortodokse
Prifti pakistanez, i shuguruar në Sri Lanka në vitin 2014, flet për familjen, thirrjen, misionin dhe tri famullitë ortodokse që drejton sot në vend.
Kisha kujton Shën Thomain Apostull më 6 tetor
Apostulli nga të Dymbëdhjetët, omologjia e të cilit «Zoti im dhe Perëndia im!» mbetet dëshmi e Ngjalljes, nderohet si ungjillëzues i Indisë dhe martir.