Mbi optimizmin - Shën Nikolla Velimiroviç!

Nuk do të mund ta quaja veten të Krishter nëse nuk do të isha optimist. Nëse do të quaja veten time të Krishter dhe nuk do të isha optimist nuk do të isha një i Krishter i sinqertë. Të gjithë ju nuk jeni optimistë. I Krishteri përbën kështjellën maksimale të optimizmit. I Krishteri bazohet tek besimi, shpresa dhe dashuria. Sepse këto të treja vetëm, shpëtojnë: besimi, shpresa dhe dashuria.
Shpresa, besa dhe dashuria përbëjnë optimizmin. Vetëm optimizmi na shpëton. Nëse nuk kemi optimizëm nuk kemi besim Pa besim jemi si kafshët që sot në mëngjes u therrën në therrtore. Pa optimizëm, jemi të gjithë invalidë. Invaliditet më të madh ka njeriu pa optimizëm sesa një njeri pa këmbë. Zoti i ndërtoi të gjitha me mençuri. Tek fytyra e optimistit çdo ditë bien rrezet e djellit, i ngrohin fytyrën dhe i ndriçojnë shpirtin, ndërsa fytyra e pesimistit mbetet pa djell, me rezultat shpirti i tij të jetë i ftohtë dhe i errët. I pari çdo ditë shikon lulet, ndërsa tjetri vendin e plehrave. Nuk mund të ekzistojë asnjë lloj krijimi pa optimizmin.
Të dashurit e mi le të jemi optimistë. Le të shohim botën tonë, ditën, le të shohim lart në qiell natën dhe le të kemi besim tek Zoti. Ekziston Krijuesi, Bërësi i kësaj bote dhe Ati ynë. Ky mendim le të jetë baza e optimizmit tonë. Çdo farrë pasi kalbet çel dhe bëhet lule. Me vdekjen kalbemi, që të çelim në jetën tjetër. Mqs jemi fëmijë të një Ati të pavdekshëm, për këtë jemi dhe ne po ashtu të pavdekshëm.
Çfarë babai do të ishte ai që nuk do të krijonte fëmijët e Tij të ngjashëm me veten?
Cili Atë do të jetonte miliarda vjet dhe do të kishte për fëmijë ata që jeta e tyre nuk zgjat as 100 vjet?
Le të bëhemi optimistë, sepse asnjë i drejtë nuk shkon në ferr dhe asnjë mëkatar i pa penduar në parajsë. Por, njeriu që t’ia dalë të hyjë në parajsë , në fillim duhet që parajsa të hyjë brenda tij. Në ferr shkon ai që ferri ekziston tashmë brenda shpirtit të tij. Parajsa është një gëzim i pavdekshëm dhe lartësim hyjnor. Ferri është hidhërim i përjetshëm ndërgjegjie e mbushur plot ndjenja faji dhe brenga. Ndëshkimi i mëkatarëve dhe shpërblimi i të drejtëve janë ligjet më të larta matematikore të universit
Le të jemi optimistë edhe kur dëmtohemi sepse dëmi ynë nuk është kurrë pa qëllim dhe pa arsye. Mundimet tona janë element i rëndësishëm në rrugëtimin total të jetës së njerëzimit.
Mundimet tona janë shpërblimi me të cilin paguajmë biletën, që të hyjmë në vendin të cilin ndriçon Zoti me shumë djej.
(Shën Nikolla Velimiroviç. Të jemi optimistë çfarë do që të ndodhë., fq 15-16).
Lexo gjithashtu
Shën Porfiri: «Krishti është gjithçka»
Mësimet e asketit grek kujtojnë se dashuria për Krishtin sjell gëzim, dritë e paqe, larg hidhërimit dhe melankolisë së jetës.
Shpjegim i Dhjetë Urdhërimeve nga zëri i etërve
Teksti etëror nga Manastiri i Paraklitit në Oropos të Atikës shpjegon urdhërimet nga besimi te Trinia deri te ndalimi i lakmisë dhe nderimi i ikonave.
Shën Ignati Brjançaninovi: Kryqi i Krishtit dhe kryqi i çdo njeriu
Sipas mësimeve etërore, çdo njeri mbart kryqin e vet, i cili shndërrohet në Kryq të Krishtit përmes besimit dhe durimit.
Arkimandriti Sofroni Saharov mbi botën bashkëkohore dhe njeriun
Fragment nga letra 47 e librit «Letra në Rusi» të Arkimandrit Sofroni Saharov, botuar nga Manastiri i Shën Joan Pararendësit në Eseks.
Kryepiskopi në Tiranë: Çfarë mbjellin prindërit në zemrat e fëmijëve
Në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit, Kryepiskopi shpjegoi paravolinë e mbjellësit dhe përgjegjësinë e prindërve për fjalët që dëgjojnë fëmijët.
Predikim mbi paravolinë e mbjellësit
Teologu shqyrton katër kategoritë e «arave» ku bie fara e fjalës së Perëndisë dhe i fton besimtarët ta përpunojnë shpirtin brenda Kishës.