SHBA: Numri i personave pa përkatësi fetare arrin nivel rekord

Një grua duke mbajtur një libër. Fotografi: freepik
Numri i qytetarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që deklarojnë se nuk i përkasin asnjë feje ka arritur në një nivel rekord. Sipas një studimi të fundit të institutit Gallup-it, rreth 24% e amerikanëve deklarojnë se nuk kanë përkatësi fetare, përqindja më e lartë e regjistruar që nga viti 1948.
Të dhënat tregojnë gjithashtu një rënie të ndjeshme të rëndësisë që i jepet fesë në jetën e përditshme. Vetëm 47% e të anketuarve shprehen se feja është “shumë e rëndësishme” në jetën e tyre, ndërsa në vitet 1950–1960 kjo përqindje arrinte rreth 75%.
Dallimet janë veçanërisht të dukshme ndërmjet brezave. Tek të rinjtë e moshës 18 deri në 29 vjeç, rreth 35% deklarojnë se nuk kanë përkatësi fetare, ndërsa tek personat mbi 65 vjeç kjo përqindje është vetëm 14%.
Edhe pjesëmarrja në shërbesat fetare ka pësuar rënie të ndjeshme. Sipas studimit të Gallup-it, 57% e amerikanëve thonë se rrallë ose kurrë nuk marrin pjesë në shërbesat në kishë, ndërsa vetëm 31% deklarojnë se marrin pjesë rregullisht çdo javë.
Sociologët theksojnë se kjo prirje lidhet me ndryshimet kulturore dhe me faktin se brezat më të rinj kanë një lidhje më të dobët me institucionet fetare krahasuar me brezat e mëparshëm.
Lexo gjithashtu
Mitropoliti Nikolla takoi stafet e kampeve të Kishës në Elbasan
Në takim u bë përmbledhje e kampeve të verës dhe u diskutuan propozime për organizimin e kampeve të vitit të ardhshëm.
Sinodi i KOR kufizon daljet publike të klerikëve në internet
Teksti i ri i betimit ndalon deklaratat publike në emër të Kishës pa bekimin e hierarkisë.
Dumenko kritikon Patriarkanën e Jeruzalemit për mosnjohjen e KOU-së
Kreu i KOU-së shtetërore thotë se Kisha e Jeruzalemit mund të gabojë, ndërsa autori i materialit vëren një qëndrim tjetër ndaj Patriarkut të Kostandinopojës.
OKB dënon sulmin terrorist në një kishë në Jordani
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe kërkoi që përgjegjësit të çohen përpara drejtësisë.
Patriarkana e Antiokisë lutet për viktimat e sulmit terrorist në Jordani
Sinodi i Shenjtë shpreh ngushëllime për sulmin ndaj kishës së Shën Gjergjit në Karak, ku u vranë shtatë persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Kryepiskopi Elpidhofor në mosmarrëveshje me Arkontët në New York për financat
Hierarku shprehu pakënaqësi për shtyrjen në plan të dytë dhe kërkoi kufizimin e mandatit të kreut të Urdhrit, Antonios Limberakis, sipas gazetës Ethnikos Kirikas.