Kryepeshkop Joani, zëri i qetësisë në botën që nxiton

Në një kohë kur bota lëviz me vrull të verbër drejt përparimit teknologjik dhe zhurmës së pandërprerë, zëri i Kryepeshkop Joanit tingëllon si një fjalë e urtë në mes të stuhisë. Një zë i heshtur, por i vendosur. Një jetë e ngritur mbi përulësinë, shërbimin dhe përkushtimin ndaj njeriut dhe Zotit. Nga ecjet e gjata në rrugën “Myslym Shyri” me mikun e tij të rinisë, Edi Ramën, deri te udhëheqja e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Joani ka mbetur i palëkundur në besimin e tij, se dashuria, drita dhe dhembshuria janë forca më të mëdha se çdo pushtet.

Rruga e tij drejt meshtarisë nuk ishte një rrugë me duartrokitje, por një udhëtim përmes dhimbjes njerëzore. Si infermier në Spitalin Psikiatrik Nr. 5 në Tiranë, ai njohu fytyrën më të brishtë të shpirtit njerëzor – mendjen e lënduar. “Psikiatria ishte palestra ku stërvisja shpirtin në mungesë të kishës”, kujton ai me një thjeshtësi që fsheh një thellësi të madhe. Aty, mes të harruarve dhe të braktisurve, ai nisi shërbesën e tij të parë – jo me rroben e priftit, por me mantelin e bardhë të shërbimit të heshtur.

I rikthyer në Shqipëri në vitin 1992, pas qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, ai iu bashkua Kryepeshkopit Anastas – një tjetër shtyllë e ringritjes shpirtërore të vendit. Në këtë bashkëudhëtim 32-vjeçar, ai e përjetoi thellësisht dashurinë e pakushtëzuar që Anastas kishte për popullin shqiptar, një dashuri që shpesh keqkuptohej edhe në Greqi: “Ishte më shumë shqiptar, sesa duhej,” dëshmon Joani me buzëqeshje.

Por vetë Imzot Joani është, ndoshta, “shqiptari i shumëpritur” – një prift që nuk e mat dot me tituj, por me praninë e tij të heshtur që ngushëllon, ndriçon dhe mendon. Ai nuk flet për të qenë i dëgjuar, por flet për të mbjellë qetësinë. Në podcastin “Flasim”, me Kryeministrin Rama, ai nuk dha thjesht një intervistë, por na kujtoi se Kisha, ndonëse e heshtur përballë zhurmës së botës, nuk është kurrë e pafuqishme. Ajo është një vatër drite për shpirtin, për njeriun, për atdheun.

Pra në një epokë ku gjithçka kërkon të matet me shpejtësi dhe ndikim, figura e Kryepeshkop Joanit na mëson se forca e vërtetë qëndron në përulësinë e qetë. Dhe kjo forcë, më shumë se kurrë, është ajo që ka nevojë Shqipëria sot.

Shkruar nga Rigels Seliman, gazetar

Patriarku Bartolome pret Kryepeshkopin Elpidhoforos në Fanar

Pranë tyre ishte Arkoni Anthony J. Limberakis, kreu kombëtar i Urdhrit të Shën Andreut Apostull.

Kryepiskopi Joan inauguroi godinën e re të Shkollës së Muzikës Bizantine

Në Tiranë u bekua godina e re me shërbesën e Ajazmës dhe u hap viti i ri akademik 2026-2027 i shkollës që përgatit psalt për kishat ortodokse në Shqipëri.

35 vjet nga zgjedhja e Vartholomeut si Patriark Ekumenik i Kostandinopojës

Patriarku Vartholomeu ka mbështetur ringritjen e Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe gjatë vitit 2026 ka zhvilluar takime të përbashkëta me Kryepiskopin Joan.

Mitropoliti Nikolla uroi Kishën Gjeorgjiane për 1700-vjetorin

Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit i uroi Patriarkun Shio III dhe veçoi veprën apostolike të Shën Ninës në letrën e datës 8 tetor 2026.

Patriarku i Gjeorgjisë Shio III uroi Patriarkun Bartolome për 35-vjetorin e fronëzimit

Patriarku i Gjeorgjisë falënderoi Patriarkun Ekumenik për mbështetjen ndaj Kishës gjeorgjiane, përfshirë letrën e dërguar gjatë luftës së gushtit 2008.

Kryeministri i Holandës Jetten përdor amësinë surrogate altruiste

Rob Jetten dhe partneri i tij Nicolás Keenan duan të bëhen prindër përmes një nëne surrogate; praktika jo-komerciale lejohet në Holandë me kushte.