Jetëshkrim i shkurtër i Kryepeshkopit të Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit

Jetëshkrim i shkurtër i Kryepeshkopit të Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit. Foto: Arkivi UGO

Jetëshkrim i shkurtër i Kryepeshkopit të Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit. Foto: Arkivi UGO

Kryepiskopi i ndjerë i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë (1992-2025) Anastas Janullatos, ishte Profesor Emeritus i Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1991-2024) dhe Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës (2005-2024). Doktor Nderi i Teologjisë dhe i Filozofisë nga 19 universitete, fakultete ose degë universitare (në Greqi, SHBA, Qipro, Rumani, Gjeorgji, Shqipëri, Itali). Anëtar Nderi i Senatit të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve (Austri 2019-2024).

President Nderi i "Konferencës Botërore të Feve për Paqen" (2006-2024). Profesor Nderi i Departamentit të Administrimit të Biznesit të Universitetit të Atikës Perëndimore (2020-2024). Lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në Pire. Ka qenë student i shkëlqyer dhe doktor i Fakultetit Teologjik të Universitetit të Athinës. Studioi Historinë e Feve, Misionarizëm dhe Etnologji në Universitetet e Hamburgut dhe Marburgut në Gjermani si bursist pasuniversitar i Institutit Alexander von Humboldt. Fliste anglisht, frëngjisht, gjermanisht; lexonte në latinisht, italisht, spanjisht, shqip.

Profesor i Historisë së Feve në Universitetin e Athinës (1972-91), Dekan i Fakultetit Teologjik (1982-86) dhe Anëtar Korrespondent i Akademisë së Athinës (1993-2005). Studioi fetë e ndryshme në vendet ku ato lulëzuan. Studioi besimin afrikan me mision kërkimor në Ugandë në 1967 dhe me udhëtime në Nigeri (1973), Kamerun (1977), Ganë (1983), Kenia, Tanzani (1964, 1967, 1981-1990). Vizitoi disa herë Indinë (1973-1974, 1979, 1988). Udhëtoi në vendet budiste: Tajlandë (1972-1973, 1977, 1979), Cejlon, Sri Lanka (1974), Mianmar (1979), Kore (1973, 1977, 1981), Japoni (1973,1981), Kinë (1979-1980, 1986).

Studioi Taoizmin dhe Konfucianizmin në Singapor, Taipei, Hong Kong (1973,1980) dhe Kinë (1986), si dhe Islamin me udhëtime në Liban, Siri, Jordani, Egjipt, Turqi, Pakistan, Afrikën Perëndimore (1961-1975), Iran (1974) dhe qëndrimin në Shqipëri (1991-2024). Është autor i 24 librave (kërkime në fushën e feve, ese misionare etj.) dhe mbi 240 studimeve dhe artikujve teologjikë dhe fetarë. Veprat e tij janë përkthyer në 17 gjuhë. U hirotonis dhjak (1960), prift (1964) dhe Episkop i Andrusës (1972) për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të "Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë" (1972-1991).

Luajti rol parësor në ringjalljen bashkëkohore të Misionarizmit Orthodhoks të Jashtëm. Si Kryepiskop mëkëmbës i Mitropolisë së Irinupolit (Kenia, Tanzani, Ugandë), gjatë periudhës 1981-1990, zhvilloi veprimtari të gjerë misionare dhe sociale. U njoh si "Bamirës i Madh i Patriarkanës së Aleksandrisë" (2009). Si Kryepiskop i Shqipërisë (1992-2024), arriti, pavarësisht vështirësive të mëdha, të rindërtonte nga gërmadhat Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë që ishte shpërbërë për 23 vjet, duke zhvilluar veprimtari të shumanshme në fushat e shëndetësisë, arsimit, përkujdesjes sociale, zhvillimit rural, mjedisit dhe kulturës. Njëkohësisht u përpoq për zbutjen e kundërshtive në Ballkan.

Në vitin 2000, pas propozimit të tridhjetë e tre (33) Anëtarëve të Rregullt të Akademisë së Athinës dhe shumë personaliteteve nga Shqipëria, ishte kandidat për Çmimin Nobel për Paqen. Ka shërbyer në pozicione të shquara në organizma ndërkombëtarë, si anëtar i komitetit teologjik "Dialogu me njerëz të Besimeve dhe Ideologjive të tjera" (1975-1983). President i Komitetit për Misionarizmin dhe Ungjillëzimin Botëror (1984-1991). Anëtar i Këshillit Evropian të Udhëheqësve Fetarë (2001-2012). Zëvendëspresident i Asamblesë së Kishave Evropiane (2003-2009).

President i Këshillit Botëror të Kishave (2006-2013). Ka qenë nderuar me (30) çmime dhe dekorata - vlerësime nga vende dhe Kisha Orthodhokse të ndryshme, ndër të cilat Kryqin e Madh të Urdhrit të Nderit të Republikës së Greqisë (1997), çmimin Athenagoras për të Drejtat e Njeriut (Nju Jork 2001), çmimin "për veprimtari të shquar për unitetin e Kombeve Orthodhokse" (Moskë 2006), dekoratën më të lartë të Republikës së Shqipërisë "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu". Çmimin Klaus Hemmerle (Gjermani 2020).

Kontributi i tij në shkencën e Historisë së Feve, dëshminë e krishterë bashkëkohore, afrimin ndërkrishterë, dialogun ndërfetar dhe bashkekzistencën paqësore të popujve dhe feve është njohur ndërkombëtarisht.

Në Vatikan u mbajt koncert në kujtim të Patriarkut Ilia II

Kori i Qendrës Shtetërore të Muzikës së Batumit dha një koncert solo në kishën e Shën Agathës, me diplomatë nga 30 vende dhe përfaqësues të diasporës gjeorgjiane.

Pse ortodoksët festojnë Lindjen e Krishtit në data të ndryshme

Dallimi mes kalendarit julian dhe atij gregorian prek lutjen, agjërimin dhe kujtesën e kishës, duke ngritur pyetje mbi unitetin ortodoks.

Kronika e takimit të Kievit 2018 rihap debatin kishtar ukrainas

Dokumenti i publikuar nga UOJ America dhe kundërshtimet kanonike të Kishës së Shqipërisë kërkojnë një lexim të kujdesshëm të fakteve dhe interpretimeve.

Kishat Lokale dyshojnë për hirotonitë e KOU-së pas deklaratës së Dumenkos

Kreu i KOU-së tha se nuk do ta pranojë kurrë mungesën e gradës, ndërsa disa Kisha Ortodokse Lokale ngrenë çështjen e vazhdimësisë apostolike të hirotonive.

Të rinj ndërprenë një meshë katolike në Vjenë duke thirrur “Allahu Akbar”

Famullitari tha se nuk pati rrezik dhe se bëhej fjalë ndoshta për gjallëri rinore, ndaj nuk do të bëjë denoncim në polici.

Radev dhe Patriarku Bartolome diskutuan rolin e besimit për unitetin shoqëror

Kryeministri bullgar tha se feja ortodokse ruan vlerat morale dhe bashkon shoqërinë, gjatë takimit me Patriarkun Ekumenik në prani të Patriarkut Daniel.