Nis kampi ditor për fëmijë në plazhin e Semanit, Fier
Fëmijët nga pesë fshatra të Mitropolisë së Apolonisë dhe Fierit marrin pjesë në aktivitetin pesëditor me temë dashurie krishterë.
Kampi ditor për fëmijë nisi më 15 qershor në plazhin e Semanit, nën bekimin dhe mbështetjen e Mitropolitit të Apolonisë dhe Fierit, Hirësisë së Tij, Imzot Nikollës. Aktiviteti u organizua me temën: "Së bashku për një shoqëri dashurie me Krishtin".
Kampi zgjat nga data 15 deri më 19 qershor dhe mbledh fëmijët që marrin pjesë në grupet e katekizmit në pesë fshatra të zonës: Pojan, Ndërnenas, Verri, Metaj dhe Libofshë.
Ky aktivitet pesëditor shënon një moment të rëndësishëm të punës edukativo-fetare të Mitropolisë së Apolonisë dhe Fierit, duke u ofruar fëmijëve nga zona rurale mundësinë për të forcuar besimin dhe shoqërinë brenda komunitetit orthodhoks.
Siç kishte raportuar UGO,