Zëvendësministri grek Gkioulekas vizitoi Mitropolinë e Korçës
Mitropoliti i Korçës i foli zëvendësministrit në përgjithësi për Kishën Orthodhokse në Shqipëri
Zëvendësministri grek për Maqedoninë dhe Trakën, Konstandinos Gkioulekas, bëri një ndalesë në Mitropolinë e Korçës. Siç transmeton korrespondenti i UGO, ai ishte me një grup intelektualësh nga Greqia, në nisje të vizitës në Shqipëri.
Delegacioni u takua me Mitropolitin e Korçës, shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim dhe më pas i njohu me jetën kishtarë të Mitropolisë dhe Kishës Orthodhokse në Shqipëri.
Gjatë bisedës u përmënd dhe ekzistenca e Muzeut Kombëtar Mesjetar me 7.000 ikona të cilat janë mbledhur atje gjatë kohës së përndjekjes së besimit fetar. Gjithashtu i informoi për traditat e shumta dhe me vlerë të këtij qyteti.
Mitropoliti Anastas theksoi gjithashtu se qytetarët e feve të ndryshme bashkëjetojnë në harmoni dhe në tolerancë në qytetin e Korçës.
Më parë, Mitropolia e Korçës priti dy vizita miqësore.
