Këshilli Ndërfetar kërkon transparencë për udhëzuesin hormonal
DEKLARATË PUBLIKE
Mbi Udhëzuesin e Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje miratimin e Udhëzuesit të Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, të miratuar me Urdhrin nr. 304, datë 28.04.2026, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Në respekt të rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë dhe të kompetencave të institucioneve publike në fushën e shëndetësisë, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë vlerëson se çështje të kësaj natyre, për shkak të ndikimit të tyre shoqëror, etik, mjekësor dhe antropologjik, kërkojnë transparencë të plotë institucionale, konsultim të gjerë profesional dhe debat publik të informuar.
Në funksion të mbrojtjes së interesit publik, Këshilli Ndërfetar konsideron se çdo protokoll apo ndërhyrje mjekësore me pasoja potencialisht afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet mbi standarde të qarta shkencore, bazë të qëndrueshme juridike dhe procedura transparente vendimmarrjeje, në përputhje me parimet kushtetuese të proporcionalitetit, sigurisë juridike dhe mbrojtjes së shëndetit publik.
Për këtë arsye, Këshilli Ndërfetar kërkon që institucionet përgjegjëse të bëjnë publike:
Bazën shkencore dhe mjekësore mbi të cilën është hartuar ky udhëzues;
Arsyetimin shkencor, mjekësor dhe etik që justifikon miratimin me procedurë të përshpejtuar të këtij urdhri;
Bazën juridike dhe kompetencat ligjore mbi të cilat mbështetet miratimi i tij;
Arsyetimin dhe kriteret mbi të cilat është përfshirë edhe kategoria e personave të mitur në këtë rregullim.
Këshilli Ndërfetar vlerëson gjithashtu se kërkon sqarim publik edhe baza juridike mbi të cilën personeli mjekësor autorizohet të aplikojë trajtime hormonale për personat transgjinorë, duke qenë se legjislacioni shqiptar aktual nuk parashikon një kuadër të posaçëm ligjor që rregullon në mënyrë të detajuar statusin juridik, kriteret klinike, procedurat mjekësore dhe standardet e trajtimit për këtë kategori personash.
Duke pasur parasysh natyrën komplekse dhe pasojat afatgjata mjekësore, psikologjike dhe sociale të trajtimeve hormonale, Këshilli Ndërfetar vlerëson se është i nevojshëm një debat i gjerë kombëtar dhe konsultim multidisiplinar me ekspertë të mjekësisë, bioetikës, psikologjisë, të drejtës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim garantimin e transparencës, sigurisë juridike dhe besimit publik me përgjegjësi institucionale, gjuhë etike dhe respekt për dinjitetin e çdo personi.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë rithekson se, në përputhje me mësimet dhe traditat e komuniteteve fetare që përfaqëson, identiteti njerëzor dhe dallimi ndërmjet burrit dhe gruas konsiderohen pjesë themelore e natyrës njerëzore të dhënë nga Zoti. Në këtë kuptim, shprehim rezervat dhe shqetësimin ndaj ndërhyrjeve mjekësore apo praktikave që synojnë ndryshimin artificial të karakteristikave gjinore biologjike, duke vlerësuar se procedura të tilla prekin konceptin natyror të personit njerëzor dhe të familjes, sipas traditës fetare dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë.
Misioni ynë mbetet angazhimi për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, të familjes, të rendit moral dhe të interesit publik, duke bërë thirrje për përgjegjësi institucionale, transparencë dhe respekt ndaj vlerave themelore njerëzore e shoqërore.
Bordi i Presidencës së KNFSH-së
Lexo gjithashtu
Fushata "Paqe dhe Harmoni" përmbyllet në Tiranë me liderë fetarë dhe BE
Drejtoresha e QKEDH, Lejdi Dervishi, dhe përfaqësues të komuniteteve fetare theksuan rëndësinë e komunikimit strategjik për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
Peshkop çek reagon ndaj vrasjes së murgut në Lavrën e Sviatohirskut
Peshkopi i Pilzenit, Tomáš Holub, u shpreh se nuk kishte informacion për tragjedinë para se t'i drejtoheshin gazetarët e SPZH.
Kryepeshkopi Elpidhoforos pranishëm në përurimin e memorialit në New York
Memoriali i ri i Autoritetit Portual u përurua pranë Kishës së Shën Nikollës, ndërsa vendi po nis javën e përkujtimit për 25-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.
Patriarku i Antiokisë Joan X do të vizitojë Vatikanin dhe Papën Leo XIV
Vizita, e planifikuar për fundjavën në Romë, do të përfshijë bisedime me zyrtarë të Vatikanit dhe diskutime për situatën e krishterëve në Lindjen e Mesme.
Teolog grek shpreh ngushëllim pas vrasjes së murgut në Sviatogorsk
Miqtë e Kishës Ortodokse në Greqi shprehën dhimbje pas sulmit në Lavrën e Sviatogorskut, ku vdiq një murg dhe u plagosën dy të tjerë.
Meshtari grek shpreh ngushëllime pas sulmit në Lavrën e Sviatogorskut
Prifti Andreas Evangelatos nga Greqia dërgoi mesazh solidariteti pas vdekjes së një murgu dhe plagosjes së dy të tjerëve në Lavrën e Sviatogorskut, Ukrainë.