Meshë festive në Kishën e Anargjendëve në Boboshticë

Kisha e Anargjendëve të Shenjtë dhe Shën Pandelimonit

Kisha e Anargjendëve të Shenjtë dhe Shën Pandelimonit

Boboshticë festoi sot kremtimin e Shenjtëve Anargjendë, ndërsa Atë Vangjel Sotiri, famulltar i fshatit, drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën e Anargjendëve, e cila feston edhe vetë si kishë ende në ndërtim. Sipas informacionit të përcjellë nga korrespondenti ynë, meshimit iu bashkuan besimtarë të fshatit, pavarësisht motit të ftohtë.

Në famullinë e Boboshticës shërbejnë dy priftërinj: Atë Mihal Sanellari, përgjegjës i Manastirit të Fjetjes së Hyjlindëses, i cili meshon një herë në muaj, dhe Atë Vangjel Sotiri, i cili është gjithmonë pranë besimtarëve në të kremtet e mëdha dhe kur festojnë kishat e tjera të këtij fshati historik. Falë pranisë së të dy klerikëve, shërbesat e shenjta nuk mungojnë për banorët besimtarë të fshatit.

Për këtë temë Kisha Ortodokse feston sot Anargjendët Kozma dhe Damian
Sipas traditës kishtare, dy vëllezërit romakë shëronin pa pagesë përmes fuqisë së Krishtit, para se të martirizoheshin nga smira e mësuesit të tyre.

Boboshtica ka pasur dikur trembëdhjetë kisha dhe dy manastire, nga të cilat shumë u prishën me kalimin e shekujve, të tjera mbijetuan, ndërsa disa u rindërtuan plotësisht. Kështu, Kisha e Anargjëndve të Shenjtë dhe Shën Pandelimonit u ngrit përsëri nga themelet në zonën e quajtur Metoq, por ende ka nevojë për mbështetjen e besimtarëve të fshatit, si dhe të gjithë besimtarëve të Mitropolisë, për t'u përfunduar.

Siç kishte raportuar UGO, Mitropoliti i Gjirokastrës drejtoi Liturgjinë për Anargjendët e Shenjtë në një tjetër kremtim kushtuar po këtyre shenjtorëve mjekë, të nderuar gjerësisht në traditën orthodhokse shqiptare.

Fotot nga Atë Vangjle Sotiri

Muze i vogël në Zhym ruan historinë e kishës së fshatit

Mësuesi Kristaq Mëhilli ka dokumentuar me fotografi dhe dokumente historinë e Kishës së Apostujve Pjetër dhe Pavël në fshatin Zhym të Lushnjës.

Halloween zbraz kuptimin e shenjtë në një kulturë pa shenjtorë

Emri "Halloween" vjen nga Dita e Gjithë Shenjtorëve, por kuptimi i shenjtë sot humbet përballë frikës dhe argëtimit me vdekjen.

12 të rinj nga Gjermania, Austria e Rumania pelegrinë në Malin Athos

Grupi, i shoqëruar nga hieromonku Athanasie Ulea, vizitoi manastiret Vatopedhi, Iviron dhe Lavra e Madhe gjatë pelegrinazhit më 17–22 tetor.

Misioni i ri ortodoks rumun hapet në Francën veriore

Liturgjitë do të kryhen në kishën Saint-Martin në Lamécourt, pranë Clermont-de-l’Oise, për komunitetet rumune në Beauvais, Compiègne dhe Creil.

Patriarku Ekumenik Bartolomeu la lule në varrin e Papës Françesku në Romë

Në bazilikën Santa Maria Maggiore, Patriarku u lut para ikonës bizantine të Zonjës Hyjlindëse Salus Populi Romani.

Farantouris i kërkon BE-së strategji për mbrojtjen e të krishterëve

Eurodeputeti grek i ka dërguar Kaja Kallas një pyetje me shkrim pas sulmeve ndaj ortodoksëve në Etiopi, Jordani dhe Siri.