Patriarku i Bullgarisë në Sofje: besimi ortodoks mbi nacionalizmin

Foto nga Patriarkana
Patriarku i Bullgarisë Daniel drejtoi një mesazh uniteti për të krishterët ortodoksë gjatë kremtimit të kujtimit të Shën Stefan Milutinit në Sofje, më 30 tetor 2026. Sipas Patriarkanës së Bullgarisë, Paraprijësi i Kishës i ftoi besimtarët të tejkalojnë nacionalizmin, dallimet politike dhe paragjykimet.
Patriarku drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Katedralen Mitropolitane të Shën Kyriakisë (Shën Nedelja =e Dielës), ku ruhen lipsanet e shenjta të sundimtarit serb. Në bashkëshërbesë mori pjesë Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antoni, Mitropoliti Hilarion i Timokut i Kishës Ortodokse Serbe, Episkopët Joan i Branicës dhe Isak i Velbazhdit, si dhe klerikë nga Bullgaria, Serbia dhe komunitete të tjera ortodokse. Ishin të pranishëm shumë besimtarë dhe Ambasadori i Serbisë në Bullgari, Milan Ravić.
Në predikim, Patriarku Daniel foli për jetën e Shenjtit dhe theksoi veprimtarinë e tij bamirëse, përkushtimin ndaj Kishës dhe gatishmërinë për të falur. Sipas tij, Shenjti e shihte pushtetin jo vetëm si përgjegjësi politike, por edhe si shërbesë ndaj Perëndisë dhe tjetrit. «Si të krishterë ortodoksë, nuk duhet të udhëhiqemi nga kombësia, preferencat politike, ndjenjat nacionaliste apo shovinizmi, por nga besimi ynë ortodoks», tha ai.
Patriarku nënvizoi edhe nevojën për t'i kapërcyer përçarjet, me udhërrëfyes përulësinë, faljen dhe dashurinë vëllazërore. «Duhet t'i kalojmë sprovat që kërkojnë të na ndajnë, me besim të përulur, duke u përpjekur të ruajmë bashkësinë dhe dashurinë, vëllazërinë mes nesh, dhe të flasim me një zë – zërin e besimit, zërin e Ortodoksisë së Shenjtë», u shpreh ai.
Pas Liturgjisë u bë litania e arkës së lipsaneve përreth katedrales. Lipsanet u rivendosën në qendër të faltores, ku Patriarku Daniel kreu lutje për besimtarët dhe për unitetin e ortodoksëve.
Në kuadër të ngjarjeve u shkëmbyen dhurata mes delegacioneve të Bullgarisë dhe Serbisë. Patriarku i dhuroi Mitropolitit Hilarion të Timokut dhe Igumenit të Manastirit të Hilandarit, Arkimandrit Metodit, veshje liturgjike, ikona dhe pjesë nga rrobat e Shenjtit. Mitropoliti Hilarion përcolli përshëndetjet vëllazërore të Patriarkut të Serbisë Porfirije dhe dhuroi një ikonë të Jezu Krishtit, ndërsa Igumeni i Hilandarit dhuroi ikonën e Hyjlindëses Trikherusa.
Në të njëjtin kontekst kishtar, kishte paraprirë vizita e Patriarkut të Bullgarisë Daniel në Manastirin e Zografit.
Siç kishte raportuar UGO, Mbreti Abdulla II priti Patriarkun e Bullgarisë Daniel në Jordani.
Lexo gjithashtu
Kryepiskopi Joan predikon mbi paravolinë e të pasurit dhe Lazarit
Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë paralajmëroi se çdo veprim i njeriut do të ketë pasojë në përjetësi.
Mitropoliti Athinagora u bën thirrje klerikëve të shmangin fanatizmin
Në takimin e 10-të vjetor të klerit të Mitropolisë së Belgjikës morën pjesë klerikë nga Beneluksi, ndërsa u lexua mesazhi i Patriarkut Ekumenik Bartolomeu.
Uajtford: Gazetarët në Ukrainë u liruan pas letrave për Vens
Bashkëkryetarja e Federatës Kombëtare të Republikanëve të Rinj tha se ia dorëzoi letrat personalisht senatorit të atëhershëm.
Zelensky u takua me Patriarkun Bartolome në Fanar
Patriarku Ekumenik përsëriti mbështetjen për popullin ukrainas, ndërsa Presidenti falënderoi Patriarkanën për lutjet dhe e uroi për 35 vitet e patriarkanës.
Vepra katekitike vijon në enoritë e Mitropolisë së Apollonisë dhe Fierit
Gjatë tetorit grupet e katekizmit zhvilluan mësime, dy pelegrinazhe shpirtërore dhe festuan tri ditëlindje fëmijësh në Qendrën “Horizont”.
Mitropoliti Anastasi merr pjesë në konferencën e pelegrinazheve në Greqi
Hirësia e Tij përcolli përshëndetjet e Kryepiskopit Joan dhe foli për pelegrinazhin e jetën monastike në Aleksandropoli të Greqisë.